-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

NIKOLIQ SHEF I EKIPIT

Më të lexuarat

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, do t’i prijë ekipit të Beogradit në vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Ai është duke pritur pajtueshmërinë nga Qeveria serbe, kanë thënë burime nga kabineti i tij, shkruajnë sot mediet serbe.

Burime të “Press-it” kanë thënë se Nikoliq nuk do të ikë nga përgjegjësia.

“Ai është gati të bisedojë me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Kosovë por kusht është që së pari të arrihet konsensus i akterëve relevant në Serbi, të partive të cilat janë në parlament, shoqërisë civile, përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe dhe serbëve të Kosovës”, kanë thënë burimet nga kabineti i presidentit serb.

Të njëjtit kanë potencuar se Nikoliq tashmë ka paralajmëruar se do të insistojë që në dialogun me Prishtinën të përfshihet edhe OKB-ja.

Nga ana tjetër, kryeministri Ivica Daçiq, siç shkruan kjo gazetë, ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Plani është që me Kosovën të merret presidenti i shtetit, ndërsa kryeministri më shumë do të merrej me çështje të integrimeve evropiane dhe zgjidhjes së problemeve ekonomike dhe sociale”, kanë thënë burimet nga brenda Qeverisë së Serbisë.kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit