Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka thënë se Serbia më mirë është të heqë dorë nga Evropa se sa nga Kosova. Në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere dela Sera, para vizitës së tij në Itali, transmeton TCH.
Ai ka theksuar se problemet e tij me politikanët e Kosovës nuk ekzistojnë në aspektin e takimeve të mundshme, duke përsëritur se kryeministri Hashim Thaçi, është nën hetim për tregti organesh dhe deri në mbylljen e tyre një takim me të nuk do të ndodhë.
Nikoliq, përkundër kritikave të mëhershme, ka përsëritur se në Srebrenicë, ku janë vrarë rreth tetë mijë mysliman, e që sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka ndodhur gjenocid, në fakt ka thënë presidenti nuk ka ndodhur gjenocid.
“Në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid. Bëhet fjalë për një fajësi individuale të pjesëtarëve të kombit serb. Kuvendi serb e ka dënuar këtë krim, por nuk e ka thënë fjalën genocid. Asnjë serb nuk e pranon se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, kështu as unë”, ka thënë Nikoliq.
Serbia dhe Italia kanë marrëdhënie të mira ekonomike dhe një nivel bashkëpunimi diplomatik mjaft të mirë./tch/kohaislame