0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nikolici “gjeni”: Për shtatë ditë e kreu një vit, pa qenë në fakultet?

Më të lexuarat

Partia Radikale e Serbisë ka paraqitur një padi penale kundër Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, dhe disa figurave tjera të panjohura, për të sfiduar diplomën universitare të Nikolicit, ka thënë nënkryetari i partisë, Nemanja Sarovic.

“Ne u përpoqëm të vërtetojmë se kur Nikolici ka studiuar, sepse asnjërit prej nesh që ishim bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nga viti 2004 e deri më 2008, nuk na kishte përmendur se ai ka studiuar. Me kërkesat për informatat me rëndësi publike ne kemi ardhur deri te datat e sakta se kur Nikolici gjoja i ka dhënë provimet”, ka thënë Saranovic, transmeton “Vesti”.

Ai shtoi se Nikolici doli të jetë “një student i shkëlqyer”, meqë tërë vitin e dytë të studimeve në Fakultetin për Menaxhment e ka kryer për vetëm shtatë ditë.

Saronovici thekson se prova më e qartë se Nikolici nuk ka hyrë në provime është fakti se me 23 qershor 2010 figuron t’i ketë dhënë, ndërsa ai atë kohë ishte në Strasburg në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit