Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic konsideron se Serbia mund ta ndalë pavarësinë e Kosovës dhe njohjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, prandaj pret se shumë shpejtë më përpara BE e pastaj edhe shqiptarët, do të nisin “të bisedojnë më seriozisht” me Beogradin, për t’u zgjidhur problemi.
Nikolic ka deklaruar për televizionin e Sllovakisë, ku po qëndron për vizitë zyrtare, se “zgjidhja të bëhet ashtu që Serbia nuk do të mund të qeveris Prishtinë, por as Prishtina nuk do të mund të qeveris shumë qytete në Kosovë e Metohi, atje ku serbët janë shumicë si popullatë”.
”Absolutisht është e mundshme të ruhen interesat kombëtare serbe – t’u mundësohet shqiptarëve t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që fitohen me faktin që janë shumicë në një pjesë të caktuar të territorit të shtetit, por ato nuk janë të drejta për shtet të ri, e as që këtë mund t’ua jap dikush, sepse rreth kësaj me siguri do të ketë akoma problem”, ka theksuar Nikolic, të cilin e transmetojnë mediat e Beogradit, citon RTK.
Në intervistë Nikolic ka deklaruar se e çmon jashtëzakonisht krejt që po bën Sllovakia për Serbinë, sidomos kur është fjala për avancimin e Serbisë drejtë BE dhe mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës, që siç ka thënë, Serbisë ia lehtëson punën.
Presidenti i Serbisë nuk pret se BE do t’ia shtrojë Serbisë si kusht njohjen e Kosovës. “BE ka thënë se atë nuk e intereson pavarësia e Kosovës. Se ky nuk është kusht. Atëherë hajde të shohim, ndoshta nuk do të na bëjnë trysni në njërën anë, e në ana tjetër të thonë: nuk po u bëjmë trysni dhe nuk ka duhet një kusht i tillë”, ka thënë ai.
Nikolic ka përfunduar se Serbia po përgatitet që në paqe të bëhet lider në Ballkan e që pastaj, natyrisht, të bëhet edhe në BE një nga mbështetjet, siç ka thënë, ”hallk e shteteve të cilave nuk u duhet shumë, por të cilave dëshiron t’u ofrojë më shumë që stabiliteti të jetë më i madh”./kohaislame