1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nikolic mohon gjenocidin në Srebrenicë

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, deklaroi gjatë takimit në Romë me homologun e tij italian, Giorgio Napolitano, se nuk njeh gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë.

Provat e palëkundshme tregojnë se 7-8 mijë boshnjakë myslimanë u ekzekutuan nga trupat paraushtarake serbe në afërsi të Srbrenicës gjatë Luftës Boshnjake për Pavarësi nga Jugosllavia (1992-95), por Nikolic ka një këndvështrim tjetër.

“Asnjë gjenocid nuk ndodhi në Srbrenicë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të disa shtetasve. Parlamenti i Serbisë ka dënuar këtë krim, por pa e cilësuar si gjenocid. Asnjë serb nuk njeh që të ketë ndodhur gjenocid në Srbrenicë dhe unë nuk jam i ndryshëm në këtë pikë”, deklaroi Nikolic.

I pyetur për të ashtuquajtur “xhelatë” të Bosnjes, drejtuesit e trupave famëkeqe paraushtarake, Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic, në gjykim në Hagë për krime të supozuara kundër njerëzimit, kryetari i shtetit serb theksoi se “ata janë të pafajshëm deri kur të provohet e kundërta”. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit