3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nikolic do të takojë ilegalët në veri

Më të lexuarat

Pak ditë pasi ushtarët e KFOR-it u përleshën me serbët e Kosovës në një barrikadë, presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikolic, ka theksuar se ishte gati të takohet me udhëheqësit serbë në veri të Kosovës, për të diskutuar për reagimin e vendit të tij ndaj një operacioni të KFOR-it, që la tre njerëz dhe dy ushtarë të plagosur në veri të Kosovës.
Nikolic ka në plan të nis takimin këtë javë me zyrtarët e partive, në përgatitje për formimin e një qeverie të re.

Ai i ka thënë për B92 se kishte në plan gjithashtu që të takohet me serbët e Kosovës.

”Shtetasit duhet të dinë çfarë i pret ata e pas çfarë vendimesh qëndron shteti i tyre. Dhe atë që nuk është rënë dakord e është një manipulim i vullnetit e i dëshirës së tyre, një manipulim me forcë që Prishtina duket se po kërkon të shfaq tani”, ka theksuar Nikolic. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit