Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka publikuar një shembull të ri të përdorimit të gazit vdekjeprurës sarin nga ana e regjimit sirian.
Përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, ambasadorja Niki Hellej (Nikki Haley) deklaroi se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) arriti në prova të reja mbi përdorimin e gazit vdekjeprurës sarin nga ana e regjimit të Esadit në Siri.
Në një komunikatë me shkrim të bërë nga ambasadorja Hellej shkruhet se Misioni i Përbashkët Hetimor i formuar nga OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (JIM) ka zbuluar se regjimi i Esadit 5 ditë para sulmit me armë kimike në Han Shejhun në veri të Sirisë të ndërmarr më 30 mars ka përdorur gazin sarin në sulmet e tij.
“Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka publikuar një shembull të ri të përdorimit të gazit vdekjeprurës sarin nga ana e regjimit sirian”, shkruan ambasadorja Hellej në komunikatën e saj.
“Regjimi i Esadit ka përdorur me vite armë kimike për të vrarë dhe terrorizuar civilët e pafajshëm, ka gënjyer për posedimin e këtyre armëve dhe vazhdoi të refuzoj bashkëpunimin me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike”, njoftoi Hellej, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Për sa kohë që regjimi sirianë nuk jep llogari për krimet e kryera ne nuk do të mund të parandalojmë sulmet me armë kimike në të ardhmen”.
Në sulmin me armë kimike që regjimi i Esadit ndërmori më 4 prill ndaj Han Shejhunit janë vrarë afërsisht 100 civilë dhe u plagosën rreth 500 të tjerë.
Komisioni i Pavarur Hetimor i OKB-së për Sirinë ka konfirmuar se në masakrën e Han Shejhunit regjimi i Esadit ka përdorur armë kimike me gaz sarin.