-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nielsen: Mediat sociale marrin pjesën më të madhe të kohës në ueb

Më të lexuarat

Sipas anketës së bërë nga Nielsen për vitin 2012, Raporti i Mediave Sociale i lëshuar këtë vit, tregon se amerikanët kanë shpenzuar 121 miliardë minuta në rrjetet sociale mes korrikut 2011 dhe korrikut 2012, duke u rritur nga 88 miliardë vitin e mëparshëm.

Aplikacionet kanë zënë një pjesë të madhe të këtyre minutave, duke u llogaritur në 1/3 e kohës së kaluar në rrjetet sociale.

Burimi: Nielsen Përqindja që amerikanët kanë kaluar në rrjete sociale është rritur me 37 për qind, në 121 miliardë minuta vitin që shkoi.

Facebook kryesonte listën e rrjeteve sociale më të vizituara, siç pritej, por koha e kaluar në faqen e internetit Pinterest u rrit me më shumë se 1000 për qind në vit. Google +, Tumblr dhe Twitter kanë gjithashtu rritje në popullaritet.

Me sa duket, kalimi i kaq shumë kohe duke u socializuar në internet i bën njerëzit të ndihen mirë.

Nielsen raporton se 76 për qind e përdoruesve kanë ndjenja pozitive pas kontrollimit të të rejave në faqet e rrjeteve sociale. (Një tjetër fakt qesharak:.. një e treta e 18-34-vjeçarëve hyjnë në faqet e mediave sociale kur janë në banjë, një mënyrë për të mos humbur kohën)

Në qershor 2012, 1/3 e përdoruesve aktivë të Twitter kanë cicëruar për një përmbajtje të caktuar televizive. Por për çfarë është folur më shumë kur flasin në Facebook, Twitter, Tumblinr etj.?

Pjesa më e madhe e bisedave lidhet me atë që shihet në tv dhe telashet me kompanitë e ndryshme. Nielsen raporton se 44 për qind e amerikanëve kanë në duar tabletë dhe 38 për qind smartfonë teksa shohin tv.

Gjysma e këtyre kanë thënë se përdorin mediat sociale për të komunikuar me shërbimin e klientëve të kompanive.

Nuk është habi që aplikacionet e uebit dhe aplikacionet e smartfonëve janë në rritje, 82 dhe 85 për qind respektivisht.

Tani që i marrim me vete kompjuterët tanë kudo që shkojmë, futja në rrjetet sociale ka zëvendësuar librin ose takimet me shokët.

Trafiku i mediave sociale në PC ka rënë 5 për qind vitin e kaluar, edhe pse koha e kaluar në faqet sociale është rritur 24 për qind, thotë Nielsen.

Përdoruesit po përdorin telefonat për lundrim në internet, por kur përdorin PC, qëndrojnë më gjatë. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit