Arabia Saudite kohëve të fundit po e shokon botën Islame me ndryshimin e saj. Disa që thonin që ajo të hapej me botën demokratike dhe të largohej nga konservatorizmi, e shohin të çuditshme hapjen e diskotekave dhe mbajtjen e koncerteve. Ndërsa të tjerët që duan një vend konservator me traditë të mirëfilltë Islame këtë e shohin të papranueshme.
Një ndër lajmet që u bë i madh ishte se këngëtarja Nicki Minaj do të perforomojë këto ditë në Arabinë Saudite. Por dje këngëtarja ka paralajmëruar anulimin e koncertit të saj atje. Arsye për shtyrjen e koncertit të saj për një datë tjetër është se ajo do të tregojë apo shfaq përkrahjen e saj për të drejtat e gruas dhe njerëzve LGBTQ.
Ajo këtë e ka thënë për Associated Press, se arsye e shtyrjes së koncertit të saj ishte marshi i saj për të drejtat e LGBTQ-së. Por shakatë kanë filluar me të madhe në mediat sociale pasi u tha se ajo kur do të këndojë, do të vesh “abaya”, veshje tradicionale arabe që mbulon tërë trupin.
Edhe tek ndjekësit shqiptar të zhvillimeve në botën arabe, lajmin e shkuarjes për koncert në Jeddah Festival të Minaj e kanë bërë të madhe, ndërsa anulimin e koncertit të saj nuk dëgjohet askund. Sidoqoftë, është jashtë rëndësisë për trevat shqiptare një lajm i tillë, nëse performon një këngëtare në Arabinë Saudite apo jo, ngase hallet e trevave shqiptarëve janë më me rëndësi për ne dhe duhet të kenë fokusin tonë për zgjidhjen e tyre. Ne lutemi për botën që të jetë një vend me vlera të mirëfillta morale dhe shoqërore, e të pakësohet e keqja dhe dëmshmja për shoqërinë./KohaIslame.com/