-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ngritje e çmimeve të konsumit

Më të lexuarat

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përballen me ngritje të çmimeve të konsumit. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,1 për qind në muajin shkurt 2013, krahasuar me muajin janar 2013.

Derisa shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2013, me muajin shkurt 2012, ishte 2,6 për qind.
Qytetarë të Kosovës të anketuar nga Radio Evropa e Lirë japin mendimet e tyre rreth ngritjes së çmimeve në tregun kosovar.

Shaban Berisha, qytetar, thotë se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka ulur standardin jetësor në familjen e tij. Sipas tij, fuqia blerëse ka rënë në masë të dukshme.

“Çdo herë kemi ngritje të çmimeve, nuk ka lirime. Një shembull, nëse para pak muajve ke arritur të blesh me 50 euro 20 produkte ushqimore, sot nuk arrin t’i blesh 10 produkte ushqimore me 50 euro. Shporta e konsumatorit çdo ditë është më e varfër”, thotë ky qytetar.

Ngritja e çmimeve në Kosovë ka goditur më së shumti njerëzit, të cilët edhe ashtu e shpenzonin pjesën më të madhe të të ardhurave për ushqim.

Qytetarët ankohen se e kanë të vështirë mbijetesën nëse vazhdon një trend i tillë i çmimeve.
Suzana Gashi, mësimdhënëse, tregon se gati çdo muaj vëren artikuj që kanë ndryshuar në çmim duke pësuar ngritje.

“Shumë herë më ndodh që një produkt, të cilin e kam marrë para një muaji me një çmim më të ulët, në muajin tjetër e marr me çmim më të lartë. Nuk arrijë ta kuptoj çfarë po ndodh – është normale kjo apo ngrihen çmimet vetë nga tregtarët pa pasur nevojë”, thotë ajo.

Ngjashëm mendon edhe Naim Berisha:

“Punoj qe tre vjet në një kompani. Për këto tre vjet, nuk kam pasur ngritje të pagës, derisa çmimet gjatë këtyre tre vjetëve vazhdimisht janë ngritur.

Nuk e di a duhet të ndërhyjë dikush që të mos ketë ngritje të këtyre çmimeve, apo është një gjë normale që po ndodh dhe ne duhet të përshtatemi?!”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit