3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

NGRITJE ÇMIMESH NË PRAG TË FESTES

Më të lexuarat

Vazhdon avazi i vjetër i ngritjes së çmimeve për artikuj të ndryshëm në prag të festave.

Kjo po ndodh edhe tash një ditë para festës së Fitër Bajramit. Qytetarët kanë ankesa të shumta lidhur me këtë çështje dhe thonë se do të duhej të ndodhte e kundërta, të ketë ulje çmimesh, e jo ngritje të tyre, pasi që edhe xhepi i tyre vështirë se i përballon ato.

Natyrisht se askush më mirë se qytetarët nuk i vëren këto gjëra, por ata për Kosovapress thonë se nuk kanë ç’të bëjnë dhe krejt barrën e kësaj ia atribuojnë ndërgjegjes së shitësve.

“Ngritje të çmimeve ka shumë, sidomos te specat, dje kanë qenë 40 cent, tash ishin ba 80 cent, qind për qind ishin shtrenjtuar dhe kjo nuk është reale diçka në tregun ton, se kjo varfëri tepër e madhe”, ka thënë një qytetar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit