2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ngjashmëria në mes formave të pemëve e perimeve dhe organeve të trupit të njeriut!

Më të lexuarat

Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!

Studimet në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme. Ja disa shembuj:

 

 

 

 

 

Domatja e kuqe:

Domatja e kuqe e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

 

Tufa e rrushit:

Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.

 

Karrota:

Karrota( e prere) i përngjan bebzës së syrit; dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.

 

Arra:

Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij! Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit.

Fasuleja:

Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre.; ajo i përngjan formës së tyre.

 

Selino:

Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në eshtra.

 

 

Avokado, patëlxhani dhe dardha:

Avocado, patellxhani dhe dardha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.

Fiku:

Fiku eshtë pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e sekrecioneve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.

Ulliri:

Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas. I lartësuar qoftë Allahu.

Allahu është betuar në këto dy fruta ne Kuran, dhe pas betimit vazhdon me fjalët e Tij:

1.Pasha fikun dhe ullirin,

2.Edhe Turi Sinanë,

3.Edhe këtë vend të siguruar!

4.Ne e kemi krijuar njeriun në formën më të bukur,

5.Pastaj e shtyjmë në fund të fundit,

6.Përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata i pret shpërblim i vazhdueshëm.

7.E çka po të shtyn pra të përgënjeshtrosh botën tjetër?

8.A nuk është All-llahu më i drejti gjykatës?!

Patateja:

Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.

Portokalli, limoni dhe agrumet tjera:Portokalli, limoni dhe argumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit.

Qepa:

Qepa u përngjan qelizave të trupit. Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me ç’rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.

 

Ekuilibri.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit