0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ngjarje makabre, italiania lind fëmijën e shqiptarit dhe e lë të vdesë në parking

Më të lexuarat

Një ngjarje tronditëse që ka ndodhur në Perugja, ka shokuar Italinë.

Një grua 27 vjeçare ka hedhur me dëshirë foshnjën e porsalindur në një vend të fshehtë duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekjen.

Akti kriminal është zbuluar falë filmimeve të kamerave të sigurisë, ndërkohë që zëvendësprokurorja e rastit Barbara Mazzullo, ka kërkuar paraburgimin e menjëhershëm të që dyshohet për vrasje.

Giorgia Guglielmi foshnjën e kishte me parterin e saj shqiptar, me profesion murator.

Sipas raporteve të hetuesve italian, pasi 27 vjeçarja kreu lindjen në kushte shtëpiake, e mori foshnjën dhe pasi e futi në një qese plastike e hodhi atë në një parking makinash.

Giorgia Guglielmi me partnerin shqiptar ka edhe një vajzë 2 vjeçare, ndërsa shtatzëninë për foshnjën që ka mbytur e kishte mbajtur të fshehur ndaj tij.

Para hetuesve ajo kishte deklaruar se kushtet e vështira ekonomike e kishin detyruar të merr vendimin për braktisjen e foshnjës, me shpresë se dikush do ta gjejë të gjallë.

Por, për hetuesit vrasja konsiderohet e qëllimshme për shkak se foshnja ishte vendosur në një vend vështirë të dukshëm.

Sipas tyre, ajo për rritjen e fëmijës mund të mbështetej te familja e saj apo partneri i saj shqiptar i cili ishte në marrëdhënie pune.

Për këto arsye, tani ajo po gjykohet për vrasje me dashje nga akuza që kishte më parë për braktisje morale dhe ekonomike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit