Rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar ndjeshëm në tre muajt e parë të vitit duke arritur në 7,0 për qind në një vit, njoftoi sot qeveria duke konfirmuar ngadalësimin e vazhdueshëm për ekonominë e dytë botërore.
Ky progres i Prodhimit të Brendshëm Bruto kinez është pak më i lartë nga sa pritej nga analistët të cilët kishin parashikuar një rritje ekonomike 6,9 për qind, por mbetet ende shumë më i ulët se 7,3 për qind regjistruar tremujorin e mëparshëm.kohaislame