0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ngacmimet seksuale, Nbc ndalon përqafimet mes kolegëve

Më të lexuarat

Gjiganti televiziv Nbc, i ka shpallur luftë ngacmimeve seksuale dhe pasi ka shkarkuar drejtuesin Matt Lauer, ka vendosur të përcaktojë një dekalog të mirëfilltë për të gjithë personelin, nga imazhet e rëndësishme televizive, deri te punonjësi i fundit. Për të gjithë: tolerancë zero. Ata që mësojnë se ka episode, abuzime apo lajme të sjelljeve jashtë etikës nga ane kolegëve, duhet të denoncojë menjëherë krerët e kompanisë.

Sipas asaj që shkruan “Page Six”, kush nuk e bën, rrezikon të shkarkohet nga puna, pikërisht si ata që janë përgjegjës të ngacmimeve seksuale, me akuzën se kanë mbuluar një koleg.

Rregullat e detajuara parashikojnë edhe se si punonjësit të socializohen me personat dhe deri si të përqafojnë kolegët, pa shkaktuar ndjeshmërinë e askujt. Pavarësisht se bëhet fjalë për miq ose jo, përqafimi duhet të jetë i shpejtë dhe pa kontakt mes trupave.

Nbc ka instaluar po ashtu edhe një linjë “anti-ngacmimi seksual”, ku mes të tjerash, punonjësit duhet t’i komunikojnë përgjegjësve të zyrës së burimeve njerëzore çdo histori dashurie mes kolegëve, përfshirë dhe ato që janë jashtë martese.

Ndalohen po ashtu edhe shoqërimet në shtëpi mes kolegeve dhe kolegëve, me taksi në fund të ditës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit