1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nga viti i kaluar në Gjermani rezultojnë të zhdukur 5.835 refugjatë të mitur

Më të lexuarat

Në Gjermani 5.835 refugjatë të mitur, akoma llogariten për të zhdukur, dhe bëhet fjalë për shifrat e vitit 2015, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pyetur nga deputetët e Bundestagut dhe nga gazetarët e shtëpisë mediatike Funke, Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë njoftoi se gjatë vitit 2015 në këtë shtet janë zhdukur 8.006 refugjatë të mitur, në mesin e të cilëve shumica janë nga Afganistani, Siria, Eritrea, Maroku dhe Algjeria.

Në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme thuhet se 2.171 të mitur janë gjetur, ndërsa 5.835 llogariten akoma si të zhdukur.

Duke sqaruar se nuk dihen motivet dhe rrethanat e zhdukjes, ministria thotë se 555 të mitur janë të moshës nën 14 vjeçare.

Deputetja nga radhët e të Gjelbërve, Luise Amtsberg, deklaroi se është pikëllues dhe shokues fakti që këto zhdukje nuk kanë alarmuar qeverinë e Gjermanisë, pasi ekziston frika se këta të rinj mund të bëhen pre e detyrimit në prostitucion ose forma të tjera të krimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit