1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nga veriu në jug të Mitrovicës u zhvendosen mbi 7 mijë shqiptarë

Më të lexuarat

Edhe pse komuna e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut, si dhe pjesa veriore e Mitrovicës, nuk ishin pjesë e Regjistrimit të popullsisë i cili u bë në vitin 2011, në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës jepen të dhënat e fundit zyrtare, të vlerësuara për numrin e popullsisë së Kosovës në nivel të komunave për vitin 2011.
Për komunat që nuk ishin pjesë e Regjistrimit të Popullsisë (2011), ASK-ja ka bërë vlerësimin e numrit të popullsisë, bazuar në burimet e ndryshme. Për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, si dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, si bazë kryesore për vlerësim është marrë ”Azhurnimi 2008-2009”, njofton “KosovaPress”.

Sipas të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë, i realizuar në prill të vitit 2011, Kosova kishte gjithsej 1.739 825 banorë rezidentë, pa përfshirë komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e veriut.

Andaj, të dhënat për komunat, të cilat nuk kishin marrë pjesë në Regjistrimin e Popullsisë në prill të vitit 2011, si burim kryesor për vlerësimin e numrit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të disa indikatorëve të tjerë deri në të dhënat e tjera më të freskëta, janë marrë nga azhurnimi i vitit 2009.

Bazuar në këto të dhëna të prezantuara, azhurnimi 2009, të cilat janë faktike e që janë shumë të përafërta me të dhënat e dala nga Regjistrimi i Popullsisë 2011, si dhe me të dhënat nga burimet e tjera, ASK-ja do t’i përdorë të dhënat nga azhurnimi 2009 si të dhëna zyrtare të vlerësuara për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe pjesën veriore të Mitrovicës deri në përditësimin e tyre.

Sipas të dhënave nga azhurnimi i vitit 2009, numri i ekonomive familjare për katër komunat e Kosovës, që u theksuan më lartë ishte gjithsej 11.122 ekonomi familjare.

Në veriun e Mitrovicës, numri i ekonomive familjare është 3 mijë e 393. Nga ta 191 shqiptarë dhe 3 mijë e 202 serb dhe të tjerë. Apo shprehur në përqindje 5,63 për qind shqiptarë dhe 94, 37 për qind serb.

Sipas të dhënave nga azhurnimi 2009, shqiptarët në këto tri komuna përbënin 3.98 % apo gjithsej 443 ekonomi familjare. Ndërsa serbët dhe të tjerët përbënin 96.02 % të ekonomive familjare apo 10.679 ekonomi familjare.

Siç dihet, komunat e mësipërme (Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe pjesa veriore e Mitrovicës) nuk morën pjesë në regjistrimin e popullsisë, të realizuar në muajin prill 2011. Andaj të dhënat e nxjerra nga burimet e ndryshme, që janë shfrytëzuar në këtë raport mbi numrin e popullsisë për këtë zonë, janë vlerësim. Sipas të dhënave nga azhurnimi i vitit 2009 numri i popullsisë për këto komuna të Kosovës, ishte gjithsej 40 196 banorë.

Numri i popullsisë sipas përbërjes etnike nga azhurnimi 2009, në pjesën veriore të Mitrovicës, është gjithsej 12 mijë e 326 banorë. Nga ta shqiptarë janë 867 apo 7.3 për qind, ndërsa serb dhe të tjerë 11 mijë e 459 apo 92.97 për qind.

Ndërsa popullsia shqiptare në këto tri komuna përbënte 6.40 % apo 2 571 banorë, ndërsa ajo serbe dhe të tjerët rreth 93.60% apo 37 625 banorë.

Nga veriu në Jug u zhvendosen 7 mijë e 260 shqiptarë

Sipas të dhënave të fundit të muajit shtator 2012 nga UNHCR, numri i personave nga komuniteti shqiptar, që janë zhvendosur kryesisht në jug të Mitrovicës e Jugut, me origjinë nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut ishte gjithsej 7.260 persona të zhvendosur.

Po ashtu, një pjesë e komunitetit serb, të zhvendosur nga komunat e tjera të Kosovës u vendos në këto komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, duke përfshirë edhe pjesën veriore të Mitrovicës, ishin rreth 6 950 persona të zhvendosur.

Ndryshe, për ta vlerësuar numrin e popullsisë, janë shfrytëzuar burime të ndryshme statistikore, si bazat nga regjistrimet e popullsisë, bazat nga azhurnimet, bazat e shënimeve nga regjistrat e ndryshëm, burimet e tjera administrative, anketat, raportet dhe hulumtimet e tjera. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit