Shefi i ekipit negociator serbe, Borisllav Stefanoviq dhe këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq janë pajtuar mbrëmë që bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet që sa më parë të kalojnë nga bisedime teknike në sferën e bisedimeve politike.
“E dimë për çfarë jemi marrë vesh në Bruksel por tani kjo çështje po keqpërdoret”, ka thënë Stefanoviq, për mediet serbe, duke potencuar se në implementimin e marrëveshjeve janë dy nga problemet më të mëdha – liria e lëvizjes dhe përfaqësimi rajonal.
Ndërsa, këshilltari i kryetarit serb, ka tërhequr vërejtjen se duhet pasur parasysh që në asnjë mënyrë të mos veprohet në pranim implicit apo eksplicit të pavarësisë së Kosovës.kohaislame