2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nga shpellat e terroristëve po dalin armët e Perëndimit

Më të lexuarat

Në mesin e armëve të konfiskuara nga ushtarët në Turqi nëpër shpellat e përdorura nga terroristët tërheqin vëmendjen armët të cilat janë prodhim me origjinë nga Perëndimi

ANKARA (AA) – Disa nga armët që vendet perëndimore në kuadër të luftës kundër DEASH-it iu kanë dhënë organizatave të tjera terroriste si PKK/YPG/PYD janë duke u konfiskuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë nëpër shpellat që përdorin terroristët gjatë operacioneve në rajonet periferike të qyteteve Şırnak dhe Hakkari në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Vazhdojnë operacionet e forcave të sigurisë kundër organizatës terroriste separatiste në rajonet periferike të qyteteve Hakkari dhe Şırnak. Forcat e sigurisë që vazhdojnë operacionet pavarësisht kushteve të vështira të terrenit dhe të motit kanë konfiskuar një sasi të madhe të armatimeve që i përkiste organizatës terroriste. Në mesin e armëve të konfiskuara nga ushtarët nëpër shpellat e përdorura nga terroristët tërheqin vëmendjen armët të cilat janë prodhim me origjinë nga Perëndimi.

Forcat e sigurisë si rezultat i një informacioni të inteligjencës në një operacion të ndërmarrë në rajonin kodra Biliç në qytetin Şırnak kanë konfiskuar dy raketa TAS të prodhimit suedez, dy predha 60 mm dhe municione. Ndërsa me konfiskimin e pushkëve model M-16, prodhim amerikan gjatë operacioneve në Hakkari dhe Şırnak ka ngjallur një kuriozitet se si do të zbatohen garancitë e dhëna nga vendet aleate se armët e dërguara në “kuadër të luftës kundër DEASH-it” nuk do të përdoren kundër Turqisë.

Armë të modeleve të ndryshme

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se PYD-ja në Siri e cila është krahu i organizatës terroriste PKK, me armët dhe municionet që dërgon brenda Turqisë nga vija kufitare ushqen terrorizmin e PKK-së.

Municione, shpërthyes dhe armë të modeleve dhe diametrave të ndryshëm që nga raketat anti-tank e deri tek pushkët e këmbësorisë të cilat dërgohen nga rajonet Sinxhar në veri të Irakut dhe rajoni Karaçok në verilindje të Sirisë përdoren në sulmet terroriste brenda vendit. Një pjesë e rëndësishme e armëve dhe shpërthyeseve përbëhen nga armët që SHBA-ja i ka dërguar organizatës terroriste PKK/PYD.

Theksohet se YPG-ja e cila në Siri është krahu i organizatës terroriste PKK, posedon inventarin e një ushtrie të vogël me ndihmat e kryera nga disa vende kryesisht SHBA-të. Armatimet dhe municionet në fjalë, YPG-ja theksohet se i ka marrë nga SHBA-të në kuadër të ndihmës për luftën kundër organizatës terroriste DEASH në Siri dhe në veri të Irakut.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka pranuar që në tetor 2015 i ka dërguar afërsisht 50 tonë municione PYD-së. Gjithashtu edhe burimet lokale të Sirisë kanë raportuar për shtypin se më 2 dhjetor 2015 një avion transportues ushtarak i Rusisë ka lënë 5 tonë municione në rajonin Shejh Maksud i cili ndodhet nën kontrollin e PYD-së në veri të Halepit.

Sulmi terrorist kundër Drejtorisë së Policisë në Diyarbakır

Në një deklaratë të bërë pas ofensivës ajrore në Sinxhar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se armët dhe municionet e dërguara në Turqi nga rajonet Sinxhar në veri të Irakut dhe nga rajoni Karaçok në verilindje të Sirisë që janë bërë “streha terrorizmi”. Gjithashtu theksohet se janë përdorur nga terroristët në sulmet kundrejt forcave të sigurisë.

Në mesin e akteve terroriste në fjalë është përmendur edhe sulmi i kryer në fillim të muajit prill ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në qytetin Diyarbakır. Në një deklaratë nga prefektura e qytetit Diyarbakır pas sulmit kundër Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në qytetin Diyarbakır është theksuar se terroristët kanë gërmuar afërsisht 30 metra tunel nga bodrumi i një apartamenti që ndodhej pranë me ndërtesën e policisë, ku dhe rezultatet e hetimeve kanë përcaktuar se është përdorur afërsisht 1 ton lëndë shpërthyese të përgatitur nga nitrat amoniumi, TNT dhe naftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit