1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Nga publikimi i konvertimit në katolik të Ibrahim Rugovës në Itali – gjysmë ilegal

Më të lexuarat

Nga publikimi i konvertimit në katolik të Ibrahim Rugovës në Itali – gjysmë ilegal

Chiesa di S. Maria Regina
13 febbraio 2003 – ore 18.00

In occasione della presenza del Presidente Rugova a Terni per ritirare il premio San Valentino, a lui assegnato quest‘anno, la Parrocchia di Santa Maria Regina ha organizzato un concerto in suo onore.

Francesko Battistini
“Corriere della Sera”

Një shqiponjë dykrenare në një qark të kuq, e vendosur në sfondin blu, një yll gjashtëcepësh si ai i Skënderbeut dhe mbishkrimi Dardania. Këto do të jenë elementët e rinj të flamurit të Kosovës, e cila pret të fitojë pavarësinë madje para vitit 2005, siç deklaron edhe presidenti i saj, Ibrahim Rugova. Në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”, lideri kosovar tregon përgatitjet për pavarësinë dhe zbulon projektet e tij për të ardhmen e vendit.

Corriere della Sera: Presidenti Rugova, është e vërtetë që keni ndërruar fenë tuaj në atë kristiane?

Ibrahim Rugova : Të themi që tashmë ushqej një farë simpatie për kulturën kristiane dhe atë perëndimore.

Corriere della Sera: A mund ta quajmë një rrugë të re shpirtërore këtë tuajën?

Ibrahim Rugova : Kultura jonë është perëndimore. Edhe historikisht, besimi i parë fetar i praktikuar nga populli shqiptar ishte kristianizmi. Xhamitë dhe të tjerat mbërritën te ne më vonë. Me ardhjen e osmanëve, një pjesë e popullsisë ndërroi fenë me detyrim. Kjo vazhdoi edhe pas rënies së Skënderbeut dhe rezistëncës së tij ndaj invazionit turk.
Një rikthim te rrënjët atëherë…
Ka patur një ndikim mysliman shumë të thellë, i cili edhe sot shfaqet te emrat dhe traditat e popullit tonë. Myslimanë dhe të krishterë janë integruar me një farë harmonie mes tyre. I vetmi shkak i mbijetesës sonë ishte toleranca reciproke. Pa të do të ishim zhdukur prej kohësh. Tashmë secili mund të zgjedhë lirisht fenë e tij…

Corriere della Sera: Por ju jeni presidenti i vendit…

Ibrahim Rugova nteresi im kulturor dhe shpirtëror është krejtësisht personal. E shihni atë pikturë (tregon një pikturë në sfond të gjelbër). Është vepër e Pjeter Bogdanit. Ishte peshkop i Kosovës, që në vitin 600 luftoi hyrjen e islamit në këtë vend. Një figurë e jashtëzakonshme dhe shumë aktuale për atë që kërkon të kuptojë këto epoka përballjesh mes qytetërimeve të ndryshme.

Corriere della Sera: Kur do të pagëzoheni?

Ibrahim Rugova : Të shohim, tani për tani synimi im është mbi të gjitha politik. Unë kam për qëllim të promovoj një tolerancë të vërtetë mes kristianëve dhe mylimanëve.

Corriere della Sera: Keni ndërmend të ndërtoni një mauzoleum për Nënë Terezën?

Ibrahim Rugova : Është ëndrra ime; një muze për Nënë Terezën e Kalkutës, një shqiptare dhe një kristiane e madhe. Është projektuar nga dy arkitektë italianë, Bruno Valente e Giuseppe Durastanti.

Corriere della Sera: Por, a nuk mund t‘i përdorni këto fonde për nevoja më urgjente?

Ibrahim Rugova : Projekti do të financohet nga donacione individuale. Sidoqoftë, ne na duhen këto simbole. Dhe fundi i fundit, me fondet e një kishe nuk mund të ndryshojë ekonomia e vendit.

Corriere della Sera: E cilit vend ? Ju flisni për pavarësi dhe amerikanët kanë caktuar vitin 2005 si datë për diskutimet e statusit, por Kosova varet ende nga Serbia, të paktën zyrtarisht.. .

Ibrahim Rugova : Do të jemi të pavarur para vitit 2005. Dhe kjo është hipotezë realiste.

Corriere della Sera: Ju jeni në favor të kthimit të serbëve në zona si Peja, që kontrollohen nga ushtarët italiane, ku bashkëjetesa është e thuajse pamundur?

Ibrahim Rugova : Po, tashmë janë kthyer rreth 7 000 serbë. Por kjo varet nga zgjedhjet individuale dhe jo nga propaganda e Beogradit, që krijon shpesh destabilitet.

Corriere della Sera: Në Vjenë, në bisedimet e para Prishtinë-Beograd, ishit vetëm ju. Krerët e lartë të ish-UÇK-së dezertuan. Pse ?

Ibrahim Rugova : Ndodhesha atje si president i Kosovës. Të tjerët hezituan. Por kjo bën pjesë në dialektikën normale të demokracisë.

Corriere della Sera: Është e vërtetë që Beogradi është gati të heqë dorë nga Kosova në këmbim të dy miliardë dollarëve dhe hyrjes në BE?

Ibrahim Rugova : Nuk di asgjë. Për ne çmimi i paguar është lufta. Pastaj, nëse serbët duan të hyjnë në BE, kjo është puna e tyre.

Corriere della Sera: Sa duhet të zgjasë prania ndërkombëtare në Kosovë?

Ibrahim Rugova : Misioni i OKB-së po i transferon thuajse të gjitha kompetencat autoriteteve tona. Përsa i përket NATO-s, bazat do të vazhdojnë të jenë këtu.

Corriere della Sera: Si do të jetë Kosova e pavarur ? Çfarë flamuri do të ketë? A do të ndryshojnë kufijtë?

Ibrahim Rugova : Flamuri ynë është gati tashmë. Një shqiponjë shqiptare në një qark të kuq të vendosur në sfondin blu, si qielli, symbol i tolerancës dhe Europës. Do të jetë edhe mbishkrimi Dardania, emri i lashtë i Kosovës, si dhe një yll me gjashtë cepa, ylli i Skënderbeut. Ndërsa, kufijtë nuk do të ndryshojnë; nëse e bëjmë këtë do të kemi konflikte në të gjithë Ballkanin.

Corriere della Sera: A do të valëvitet ky flamur në katedralen e Nënë Terezës?

Ibrahim Rugova : Shpejt për ta thënë një gjë të tillë. Ekzistion terreni, guri i parë është hedhur. Në vitin 2004 do të nisin punimet dhe më pas na duhet ta mbarojmë shpejt ndërtimin e katedrales./17 Dec 2007/F.F.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit