-2.5 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Nga Polonia me kalë në pelegrinazh, synon Jerusalemin përmes Sirisë

Më të lexuarat

Nga Polonia përmes Sllovakisë, dhe pastaj përmes Hungarisë, Bullgarisë dhe Greqisë, Bergier të hënën mbërriti në qytetin turk të Çanakalasë

ÇANAKKALA (AA) – Polaku Kristian Bergier ka marrë rrugën e pelegrinazhit për në Jerusalem, ndërsa në rrugëtimin e tij të gjatë, ai është nisur me kalë, dhe pas shtatë muajsh udhëtimi, ka mbërritur në qytetin turk të Çanakalasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për të vizituar Jerusalemin, 32-vjeçari Bergier, shtatë muaj më parë në shtëpi la gruan shtatzënë, mori gjërat themelore, rroba dhe dy kuaj të bardhë dhe vendosi të niset për rrugë të gatë.

Nga Polonia përmes Sllovakisë, dhe pastaj përmes Hungarisë, Bullgarisë dhe Greqisë, Bergier të hënën mbërriti në qytetin turk të Çanakalasë. Në mënyrë që kuajt të pushojnë, polaku do të qëndroj në qytetin turk për dy ditë, ndërsa i mahnitur nga historia e tij, turku Ugur Akilixh vendosi ti bëjë konak.

“Kur u nisa gruaja ime ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, për çka lajmin për lindjen e vajzës sonë e mora në kohën kur po kaloja nëpër Bullgari. Kam edhe një djalë tre vjeçar. Jam i lumtur që në këtë udhëtim të shenjtë mora një lajm të tillë. Unë jam i vendosur për të bërë pelegrinazhin në Jerusalem. Do të përpiqemi përmes Sirisë, por në qoftë se nuk më lejojnë në kufi do të shkoj përmes Iranit. Ashtu është më larg, por nuk ka rëndësi”, tha Bergier.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit