-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nga magjistarja në muslimane

Më të lexuarat

Nga magjistarja në muslimane

Tregim që trajton një të re të devijuar e cila nuk la gjë të keqe pa provuar para se Zoti ta udhëzojë

Reflektimi i një konvertimi amerikan

E rritur në SHBA në vitet 1980, njohuritë e mia për Islamin ishin me të meta dhe minimale.

Babai im na mësoi mua dhe vëllanë tim të jemi të vetëdijshëm për botën, interesimin në kulturat e tjera, dhe nxënien e diturisë.

Në atë kohë, mediat portretizonin Islamin në bazë të Revolucionit Iranian dhe konfliktit në Palestinë. Portretizime të çështjeve të grave ishin të kufizuara në “No Without My Daughter”, ( “Jo pa vajzën time” ),e të ndryshme.

Edhe pse kurrë nuk e kam parë filmin apo ta kem lexuar librin, kuptimi im në atë kohë ishte se gratë muslimane ishin skllevër ndaj burrave të tyre, nuk ka pasur kufizime në numrin e grave rivale, gratë ishin rrahur ose edhe vrarë nëse ata lindin një vajzë , dhe i lenin pas dore në qoftë se ata nuk sjellin shpejtë në dritë djemtë e tyre.

Pamja e grave në mbulesë të plotë e të zeza, na çuan të besonim se ishin shumë të rënda dhe përmbanin disa shtresa, duke përfshirë mbulesën mbi fytyrat e tyre, ishte e frikshme për një vajzë të rritur në epokën e Madonnas dhe Cyndi Lauper.

Përveç këtyre problemeve të mëdha, në shkollë na kanë mësuar se gratë e Lindjes së Mesme nuk lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe se jetonin në varfëri të madhe, duke ndarë dhomat e tyre me gratë e tyre rivale dhe të gjithë fëmijët, ata rrallë shihnin edhe burrat e tyre.

Në mësimet tona të rralla dhe minimale në historinë apo kulturën e Islamit, nuk është bërë dallim në mes kulturave të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe Islamit si fe. Nuk e kuptoja se ndokush tjetër përveç arabëve dhe disa afro-amerikanëve ishin musliman, gjithashtu nuk e kuptoja se jo të gjithë arabët ishin musliman.

Përshkak se babai im më mësoi se edukimi i mirë që unë mund të merrja ndonjëherë, ishte përmes leximit më shëndrroi në një lexues serioz. Kam kaluar më shumë kohë në bibliotekë sesa kudo në vende tjera sociale, dhe kam lexuar aq shumë sa që kur ishte e nevojshme për të më ndëshkuar, prindërit e mi e dinin që e vetmja mënyrë efektive ka qenë largimi i librave të mi.

Elhamdulilah (Falënderoj Allahut), kjo dashuri e librave ka mbetur në mua edhe pse kurrë nuk e kam pritur që ajo të ndodhë, kjo dashuri e të mësuarit më ka ndihmuar drejt Islamit. Kam lexuar autobiografinë e Malcolm X, kur isha në klasën e pestë dhe, edhe pse ai nuk hapi mendjen time drejt Islamit, kam refuzuar ngrënien e mishit të derrit pas kësaj. Edhe pse nuk shkaktoi një ndryshim të thellë në të menduarit tim, në vitet e mëvonshme do të kuptojë se kjo mbjelli diçka në mendjen dhe zemrën time; Unë thjesht nuk isha e gatshme ta pranoj atë, ose të mendoj më shumë për të.

Vitet e pakënaqura

Gjatë vite isha e abuzuar, e trazuar dhe e përdorur ndryshe nga shumë njerëz në jetën time. Kjo më bëri që të largohem nga shtëpia e prindërve të mi, kur isha 16 vjeç. Vëllai im mbeti në shtëpi dhe po luftonte me problemet veta, duke përfshirë aktivitetin e bandës.

Mbarova shkollën e mesme me kohë dhe vazhdova jetën time, krenare që mund të trajtoja aq shumë përgjegjësi mbi veten. Nuk po mendohesha shumë për Zotin në këtë kohë. U përfshira me Wicca (magji e bardhë), por ishte vetëm për lojë dhe kuptova se sa e bekuar isha dhe se nuk do të shkaktojë dëme serioze ndaj vetes apo të tjerëve me lojrat e mia. Gjithashtu fillova të marr copa dhe pjesë të praktikave fetare kulturore, të tilla si Celtic (Kelt) tradicional dhe shpirtëroren e vendasve të Amerikës (Unë jam amerikane vendase dhe irlandeze), Hinduizmit dhe Budizmit – pa kuptuar asgjë prej tij duke e lidh atë me një fuqi më të lartë.

Kam jetuar një jetë mjaft të egër seksuale, përdoruese e drogës, klube dhe party. E “dashur” për të gjithë, kënaqa veten në çdo mënyrë hedoniste që munda, pa asnjë shqetësim për të ardhmen time në këtë apo në botën tjetër. Gjithashtu pësova depresione të mëdha; në fakt, depresioni filloi kur unë isha shumë e re, pjesërisht në përgjigjet e kufizuara që ndjeja se prindërit e mi të krishterë kishin vendosur mbi mua. Disa herë kam tentuar vetëvrasjen dhe kjo ishte vetëm përmes mirësisë së Allahut se përpjekjet e mia nuk i kanë bërë ndonjë dëmtim të përhershëm trupit tim apo mendjes. Edhe pse e shpallur si një ndërgjegje shoqërore dhe isha e para për të mbështetur të gjitha llojet e shkaqeve, unë në fakt kam jetuar jetën time shumë të papërgjegjshme. Nuk mbaja vendet e punës në mënyrë të rregullt, jetoja dorë-për-gojë, u përpoqa që të kem një kujdes të vogël. Ndërkohë që jetoja me shumë pak, kam qenë në të vërtetë shumë materialiste dhe egoiste. Nuk kam bërë asgjë vërtetë të vlefshme për shoqërinë dhe isha një shterim për familjen time dhe miqtë.

Vëllai im musliman!

Ishte gjatë kësaj kohe kur kam takuar një anëtar të bandës së vëllait tim dhe u përfshira seriozisht. Edhe përkundër marrëdhënies sonë, të dy, vëllai im dhe shoku i tij u larguan nga banda, por kishte edhe shumë gjykime që na prisnin. Djali kishte një zakon të rëndë të drogës, ndërsa unë nuk kisha përvojën e mjaftueshme dhe nuk mund të bëja asgjë në lidhje me të. Ne përfunduam në të gjitha llojet e problemeve ligjore dhe ikëm në një shtet tjetër për t’i shmangur ato. Gjatë kësaj kohe, përfundova në një pikë të ulët, jetoja në një park, gati e uritur për vdekje, vuajta aborte të padëshiruara, dhe duke bërë gjëra për paratë, që kurrë nuk do të kisha menduar se do t’i bëja.

Pas kthimit në shtetin tonë në shtëpinë e të dashurit tim u arrestova dhe më pas zbulova se isha shtatzënë përsëri. Ishte mrekullia e All-llahut, fëmija im ishte i shëndetshëm dhe i fortë dhe kam arritur ta çojë shtatzaninë deri në afat. Ndërkohë, vëllai im kishte qenë në burg dhe ishte konvertuar në Islam, por pas lirimit kishte lëvizur jashtë qytetit dhe nuk kemi pasur asnjë kontakt.

Pasi lindjes së djalit, vëllai im erdhi për të vizituar familjen. Ai më tregoi se sa shumë kishte mësuar, ndërsa unë ngela e impresionuar me ndryshimet në personalitetin dhe sjelljen e tij. Dukej se struktura e Islamit ishte një gjë shumë e mirë për të. Ai më parë kishte qenë i diagnostikuar (unë besoj të jetë e saktë), me çrregullim emocional (skizofreni, duke përfshirë halucinacionet, depresionin akut), por pas konvertimit ai nuk ka ekspozuar asnjë simptomë dhe nuk kishte nevojë për trajtim. Vëllai im ishte bërë një njeri i butë i cili fliste me butësi, i veshur me veshje tradicionale dhe kujdesej për veten me respekt të madh. Ai ndau bazat e Islamit me mua ndërsa unë isha e lumtur për atë që ai e kishte gjetur këtë besim, por nuk kishte asnjë interes në ndryshimin e jetës time.

Me babain e djalit tim në burg, u përpoqa të bëhem më e përgjegjshme dhe ta vë jetën time në rrugë të drejt për hir të djalit tim. Fillova të marrë pjesë në kishë me nënën time. Disa muaj pasi vëllai im erdhi në shtëpi për të na vizituar, ai u kthye me një grua në vello të plotë, dhe muaj më vonë ajo ishte shtatzënë me djalin e tyre të parë. Unë e doja të shoqen e vëllaut tim, por mendoja në retrospektivë dhe kisha turp nga rrugët e mia personale dhe për këtë arsye nuk mund ta pranoja modestinë e saj. Allahu e bekoftë atë për durimin dhe gatishmërinë e saj për të vazhduar të ndajë Islamin me mua edhe përkundër qëndrimit tim ndaj saj. Vëllai im gjithashtu solli një mik në shtëpi për të folur me nënën time në lidhje me Islamin. Ky ishte njeriu i parë musliman përveç vëllait tim që kam takuar dhe më kujtohet vizita e tij e cila nxori tek unë një anë që nuk e kisha njohur më parë. Ky njeri musliman gjithmonë më godiste si një dritë që shkëlqen. Tani e di se kjo ishte për shkak se ai kishte Nur (dritë, shkëlqim ) në fytyrën e tij, edhe pse isha shumë e turpshme për të parë atë direkt. Çdo herë kur na vizitonte, e gjeja veten duke vrapuar për të mbuluar trupin tim gjysmë të veshur. Po atë ditë bëra du`aa ‘për sigurinë e vëllait dhe mirëqenien pasi ai bëri një përshtypje të tillë mbi mua, por që atëherë kurrë nuk kam e parë më. Në atë kohë u takova me një njeri i cili dukej i bukur dhe i përgjegjshëm kështu vazhdova të dilja me të.

Vëllai im dhe gruaja e tij u zhvendosën me nënën time, djali dhe unë, dhe i fejuari im i ri i vizitonim çdo ditë. Disa muaj para se nipi im të lind, vëllai im dhe gruaja e tij u zhvendosën në banesën e tyre dhe unë kam punuar tërësisht në prishjen e nervave të gruas së vëllaut, deri në pikën që ne nuk mund të mbanim më kontakte. Pastaj u martova me të fejuarin tim dhe u zhvendosëm nga shtëpia e nënës sime. Pas lindjes së nipit dhe martesës time, fillova të vizitoj vëllain dhe gruan e tij. Po largohesha me shumë qetësi nga shtëpia dhe jeta familjare e tyre. Gruaja e vëllaut gjithmonë bënte që biri im dhe unë të ndihemi rehatshëm sa herë i kemi vizituar, dhe fillonte të më tregojë pak më shumë për Islamin.

Burri im nuk e donte vëllain tim dhe bënte komente nënçmuese në fytyrë dhe pas shpinës së tij, gjë që më turpëronte mua. Kjo shkaktoi grindje në martesën time dhe fillova të shpenzojë shumë kohë në shtëpinë e vëllait që prej kur burri im më ndaloi të punoj. Me kalimin e kohës e kam gjetur veten të interesuar tek mbulesa e gruas së vëllaut dhe fillova të kuptojë rehatinë që ajo ndjenë në të, duke ruajtur privatësinë e saj. Gjithashtu kisha shansin të përcaktojë se pëlhura qê ata e përdornin nuk ishte shtypëse apo e nxehtë siç unë kisha pritur. Kur i sugjerova burrit tim që mua më pëlqen të mbulohem, ai u tall me mua. Ai gjithmonë më inkurajonte të vishja rroba të zbuluara, dhe të mendoj se kjo e bën atë të ndjehet mirë që të ketë një grua “sexy”, por unë nuk u ndjeva e respektuar. Pas vetëm disa muaj martesë dhe vetëm një javë pas pagëzimit tonë në kishë, ai më tha se isha vetëm një aventurë për të dhe nuk donte të jetë i martuar. Përsëri, jeta ime ishte e shkatërruar, kështu bashkë me djalin tim u zhvendosa në shtëpinë e nënës sime.

Motra ime muslimane (e shoqja e vëllait)

Sigurisht, pas kësaj kalova më shumë kohë me motrën time. Vëllai dhe gruaja e tij ishin të vetmit njerëz mbështetës për mua, pasi burri im më nxorri jashtë. Kisha ku merrja pjesë më tha se ka pasur gjithmonë një arsye përse një njeri do të bëj një aventurë dhe se kjo ishte një e metë e gruas. Ata gjithashtu më thanë që unë nuk duhet të kërkoj punë ose të largohem nga shtëpia e tij, edhe pse ai më kishte thënë që ta braktis, ndërkohë po mëkatoja duke krijuar një jetë pa atë e të jem e durueshme duke pritur atë që të kthehet.
Kisha nuk ka ofruar të paguajë për ushqimin apo veshjen e djalit tim në mënyrë që unë të presë që “Perëndia të lëvizë zemrën e burrit tim”, ata vetëm më kanë gjykuar dhe kjo më bëri shumë cinike.
Vëllai im dhe gruaja e tij e kuptuan se unë e kisha të nevojshme të kujdesem për djalin dhe se martesa ime mori fund. Ata ofruan shtëpinë e tyre për mua dhe motra ime ofroi që të kujdeset për djalin tim në mënyrë që unë të mund të punojë.
Ata patën kohë për të më shpjeguar pikëpamjet islame për martesën, divorcin dhe të drejtat e grave. U befasova shumë kur kuptova se kjo e ashtuquajtura fe mazohiste në fakt ishte më realiste dhe kuptonte gjendjen time se Kisha’ që kisha qenë. Për fat të keq, para se t’i thoja vëllait tim që isha e gatshme të jetojë me të, ai dhe familja e tij u detyruan të lënë qytetin në mënyrë shumë të papritur. Pasi ata u vendosën më poshtë, motra më shkroi dhe kështu kemi vazhduar të mbajmë kontaktet. Vetëm disa muaj më pas, me jetën time ende një rrëmujë të plotë, vendosa se isha ngopur duke u përpjekur të jetoj në mënyrën time. E gjeta ish punëdhënësin e vëllait tim, i cili ishte musliman, dhe iu luta që të më marrë mua dhe djalin në shtëpinë e vëllait tim. Ai për fat të mirë na respektoi, gjithashtu më dha Kur’anin ta lexoj rrugës.
Ky vëlla ishte aq i sjellshëm dhe i respektueshëm me mua, dhe shumë i kujdesshëm me djalin tim. Ai më ofroi martesë, por unë isha e tronditur nga kjo dhe kërkova kohë të jem me vëllain tim. Ai më dërgoi tek vëllai pa vështirësi dhe u kthye në biznesin e tij.

Shehadeti & Mbulesa

Jetesa me vëllain dhe gruanë e tij doli të jetë më shumë një sfidë sesa e prisja dhe ne ishim tmerrësisht të varfër. Unë dëshmova shehadetin dhe jetoja në një qytet ku kam dëgjuar Ezanin të thirret pesë herë në ditë dhe isha e rrethuar nga muslimanët.
Kemi patur probleme shumë të mëdha, por unë gjithmonë do të kujtojë se sa bukur ishte dhe se më mungojnë ato ditë. Vëllai dhe gruaja e tij më mësuan se si të marrë abdes ‘, lutjet, dhikrin, dhe gati çdo gjë tjetër që e kisha të nevojshme të dijë që të fillojë të jetojë si një muslimane.

Përfundimisht, duhej të kthehesha në shtëpi për të gjetë një punë dhe për të krijuar një jetë më të mirë për djalin tim. Bëra disa ndryshime themelore morale dhe me krenari deklaroja që isha muslimane, por doli të jetë e vështirë të jetuarit si një e tillë.

Qyteti im ka një komunitet të ngushtë, dhe për fat të keq, e kaluara ime para Islamit, ka rrjedhë ndryshe dhe motrat nuk ishin të gatshëm të flisnin me mua. Elhamdulilah, gjeta një punë ku kisha qasje në internet dhe fillova të kërkojë informacion në lidhje me Islamin dhe blerjen e librave. Kjo gjithashtu më çoi mua të blejë Hijab (mbulesë) dhe përfundimisht nikab, edhe pse punëdhënësi im refuzoi të më lejoj veshjen e hixhabit. Në internet bëra shumë miqë muslimanë dhe ndërtova vetë komunitetin tim të vogël. Gjithashtu gjeta një burrë të ri. Për shkak të pikëpamjeve të mia personale të rrepta dhe të padurueshme se martesat dështojnë shpejt, e braktisa atë. Pas largimit të burrit tim, përsëri hoqa dorë nga hixhabi dhe nikabi dhe fillova të jetojë pak lirshëm. U fsheha mirë, nuk kam jetuar islamin në mënyrë absolute për një kohë. Edhe sot e pyes veten se çfarë jete të mirë mund të kisha po të kisha qëndruar me burrin tim, por Allahu me sa duket kishte plane të tjera për mua.

Martesa dhe Puna

Përsëri, takova një burrë. Ai ishte i sjellshëm, i butë dhe bujar kështu unë rashë në dashuri. Por ai nuk ishte musliman. Unë kam qenë e sinqertë me atë që unë isha muslimane dhe mund të martohem vetëm me një musliman. Fillova të veshë hixhabin përsëri dhe ai e pranoi këtë. Ai ishte i gatshëm të pranojë Islamin dhe dëshmoi shehadetin, kështu ne u martuam. Pas një kohe, përsëri isha e bekuar, gjeta një punë me shërbimin e internetit dhe ndërtova një komunitet të motrave sërish. Më në fund fillova të bëjë atë që unë gjithmonë kam kërkuar ta bëj: shkrimin. Me mbështetjen e motrave on-line, fillova të shkruajë tregime dhe artikuj islam. Punëdhënësi im vlerësonte këndvështrimin islam që kam sjellë në punën tonë të shërbimit social, si dhe integritetin që kam sjellë në zyrë. Ata ishin të kënaqur që vishja hixhabin dhe më mbështesnin mua, aq sa jo-muslimanët mund ta bëjnë.
Edhe pse vazhdojë të përpiqem fort, kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Unë luftojë si çdokush tjetër dhe besimi im nganjëherë duket sikur mund të ulet. Por përpiqem të kujtojë se çdo gjë është në duart e Allahut dhe se për sa kohë që unë jam duke luftuar kundër nefsit tim dhe duke iu bindur Atij, Ai më mbron mua. Jam e bekuar që kam shumë miqë muslimanë në gjithë botën, dhe shpresoj, Insha’Allah, që një ditë të zhvendosem në një komunitet më të fortë të besimtarëve. Është e pamundur për mua të harrojë se Allahu përdori vëllaun tim të vogël për të më sjellë tek e vërteta dhe të njohë këtë bekim që është unik. Edhe pse prindërit e mi nuk janë të gatshëm të dëgjojnë për Islamin, unë e di se jam e bekuar që kam një familje me të cilën mund të ndajë këtë dhuratë.
Unë bëj du`aa ‘që nëpërmjet shkrimit tim të lartësoj Allahun dhe të inkurajojë të tjerët të kërkojnë rrugën drejt Tij, të vetmen rrugë të vërtetë drejt lumturisë dhe një jetë më të mirë-Islamin.

Përktheu: Ferizate Ramadani

Burimi origjinal: onislam.net

Burimi shqip: www.FejaeVertete.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit