Autoritetet e SHBA-së kanë mbyllur në bazën ushtarako-detare amerikane Guantanamo Internetin pa kabëll (wireless) dhe kufizuan aksesin në rrjetet sociale për shkak të kërcënimit të thyerjes. Në veçanti, është ndërprerë aksesi në “Twitter” dhe “Facebook”.
Ushtarakët kanë përmendur si arsyen e kufizimit të aksesit në Internet kërcënimin që vjen nga grupi i hakerëve “Anonymous”.
Më parë grupi kibernetik ndërkombëtar filloi fushatën “Operacioni Guantanamo”, dedikuar ditës së 100-të të fillimit të grevës së shpallur nga të burgosurit e Guantanamos, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shprehet kundër ekzistencës së këtij burgu brenda tri ditëve pas 17 majit.