0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nga Iraku në Mali: ndryshimi i llogaritjes së luftës

Më të lexuarat

Afrika siç shihet po bëhet fronti i ri në luftën e ashtuquajtur kundër terrorizmit, po vallë a kanë mësuar evropianët nga gabimet e Amerikës?
U bënë 10 vjet që prej pushtimit të Irakut, pushtim që u udhëhoq nga SHBA -të dhe i cili shënoi një pikë kthese në të ashtuquajturën luftën e Perëndimit kundër terrorizmit.
Preteksti i luftës në Irak ishte siguria dhe liria, por objektivi bombastik dhe i cili u theksua haptazi nuk ishte tjetër gjë më pak veç se ribërja e madhe e rajonit të Lindjes së Mesme.
“Ne kemi shkuar atje me ideologjinë bombastike, me interesin tonë vetiak, dhe pa asnjë plan real. Prandaj unë mendoj se nëse ju jeni duke shkuar për të bërë këtë gjë, të paktën bëjeni atë me kompetencë. Ne çdo gjë aty e kemi bërë tërësisht pa kompetencë.” – Barbara Bodine, ish-ambasadore e SHBA-së në Republikën e Jemenit.
Për Irakun, pushtimi dhe okupimi ishin kataklizmike. Ajo pasoi humbjen qindra e mijëra jetëve (milionë jetë njerëzish të pafajshëm), shkatërroi infrastrukturën e vendit, dhe i grisi pëlhurën e saj sociale e cila përveç si e tillë vazhdoi me një luftë civile që vazhdon për të vrarë qindra irakianë çdo muaj. Bagdadi – një kryeqytet kozmopolit për mijëra vjet – është reduktuar në një grumbull të getove të rrethuara me mure, me geto të armatosura kundër njëri-tjetrit.
Për SHBA-të, Iraku u bë një kënetë dhe një poshtërim – një dështim strategjik dhe moral që shteti ka shpenzuar katër vitet e fundit në përpjekje për ta harruar.
Presidenti Barak Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë me premtimin e një marrëdhënie të re me botën arabe dhe myslimane. Administrata e tij po bën tërheqjen e trupave dhe po bën zëvendësimin e tyre me sulmet ajrore, dronët, dhe një rritje të forcave speciale. Por sa ka ndryshuar vërtetë kalkulimi i luftës së Amerikës?
Dhe përderisa Afrika po bëhet vija e frontit të ri në “luftën kundër terrorit”, vallë po evropianët a kanë mësuar nga gabimet e Amerikës?
“Ne duhet të vëmë çizmet në terren, e unë kam qenë në ato çizme; Ato janë çizmet më të pakëndshme.”- John Nagl, kolonel në pension i ushtrisë amerikane.
Menjëherë pas dërgimit të avionëve luftarakë dhe trupave në Mali, Presidenti francez Francois Hollande tha: “Ne do të qëndrojmë … për aq kohë sa është e nevojshme për të siguruar fitoren mbi terrorizmin” . Ky është i njëjti president socialist, i cili kohët e fundit u patë thënë popullit të tij se : “Nuk do të ketë më djem në terren, nuk do të ketë angazhim nga trupat franceze” dhe se Franca do të sigurojë vetëm “përkrahje materiale” për forcat e armatosura të Mali-së.
Në përdredhjet dhe kthesat e Perëndimit në ‘luftën kundër terrorit’ , duket se do të vazhdojnë pafundësisht të turpëruar dhe të ngatërruar.

Al Jazeera/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit