Prej ditës kur Maqedonia vendosi taksat rrugore për shtetasit e Republikës së Kosovës e deri dje, në vend kanë hyrë 4 mijë e 600 kosovarë, gjegjësisht 1086 vetura, 26 autobusë dhe 30 kamionë. Për hyrjen në Maqedoni ata kanë paguar 14 mijë e 990 euro ndërsa Maqedonia për këto 7 ditë sipas ekspertëve ka humbur nga 1 milion euro në ditë kryesisht para këto të fituara nga mallrat e eksportuara drejtë Kosovës.
Pronari i kompanisë “Dauti Komerc”, Xhemajl Dauti, në Maqedoni i cili është edhe një nga eksportuesit më të mëdhenj nga Maqedonia në Kosovë thotë se nuk janë me rëndësi humbjet që kanë shënuar kompanitë vendase gjatë kohës që po zgjatë bllokada e mallrave nga Maqedonia, por tragjik është fakti se kompanitë e mëdha në vend po humbin pozicionet e tyre në tregun kosovar.
“Dëmet janë afatgjate dhe nuk po llogarisim dëmet momentale pasi ju e dini se sa mund duhet të bëjë një kompani, një produkt për të hyrë në treg, të pozicionohet dhe të adaptojë konsumatorin në shijen dhe cilësinë e një produkti dhe të dalësh kështu prej tregut dhe dikush tjetër të zë vendin në treg është shumë vështirë të rikthehesh”, tha Dauti.
Ndërkohë Odat Ekonomike në vend që nga fillimi i luftës tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës apeluan që të dyja qeveritë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, pasi në këtë mënyrë po pëson biznesi i të dyja anëve, rpaorton Alsat-M.
Ata gjithashtu thanë se në këtë mënyrë dërgohet porosi negative deri tek investitorët e huaj. /TG/kohaislame.com