1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Nga AKI-ja nuk ka kush t’i raportojë Kryeministrit

Më të lexuarat

Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa i kanë edhe dhjetë ditë kohë për ta emëruar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së. Ky vend ka mbetur vakant nga 2 shkurti kur Agron Selimaj ka kaluar në nivelin më të lart hierarkik të shërbimit inteligjent, atë të drejtorit të AKI-së.

Me Ligjin për AKI-në është e definuar që Inspektori i Përgjithshëm të emërohet brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

 

Emërimi i inspektorit të përgjithshëm parashihet të bëhet mbi baza të integritetit, përputhjes ndaj standardeve të sigurisë së AKI-së, dhe përvojës në lëmi të sigurisë apo administrimit qeveritar në Kosovë.

 

Ndryshe nga drejtori dhe zv.drejtori i AKI-së, inspektori i raporton drejtpërdrejt kryeministrit, ndërsa në çdo gjashtë muaj është i obliguar t’i raportoj organit mbikëqyrës parlamentar me kërkesë specifike me shkrim.

 

Inspektori i përgjithshëm shërben për një mandat katërvjeçar, që mund të përtërihet edhe për një mandat katërvjeçar.

 

Emërimet në AKI janë imponuar pas 16 janarit kur ish- shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, dha dorëheqje dhe të njëjtën ia miratuan presidentja dhe kryeministri. /Tribuna/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit