4.5 C
Pristina
Friday, January 31, 2025

Nga 25 cent, çmimi i bukës në veri rritet në 50 cent

Më të lexuarat

Disa qytetarë janë ankuar për rritjen e çmimit të bukës.

Një ish-punëtor i minierës “Trepça”, tash pensionist, prapa kamerave ka thënë se për pesë ditë kanë ndryshuar çmimet,

“Shumë ka krizë, sidomos në produktet ushqimore edhe në barna dhe atë çmimet i kanë rritur. Ka mungesë të qumshtit, djathit, ka mungesë shumë. Kemi nevojë për ushqim, nuk mundemi me shku andej ka shqiptarët të blejmë produkte sepse kemi frik mos na thonë diçka”, tha ish-punëtori i Trepçës.

Po ashtu, edhe një banor i komiteti rom është ankuar në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe.

“Taksa 100% shumë na ka dëmtuar, sidomos neve në këtë pjesë. Unë më herët kam blerë bukën 25 cent, kurse tash ne po paguajmë bukën më shtrenjtë”, është shprehur ai për arbresh.info, pa dashur të identifikohet.

Prishtina zyrtare deklaron se situata në veri të vendit është e zakonshme sa i përket furnizimit me mallra./arbresh.info

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit