Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), ka thënë se përmbyllja mbikëqyrëse e pavarësisë së Kosovës duket të jetë hap i vogël, por tani nuk do të ketë përkufizime formalo-juridike dhe as formalo-politike për faktin se çdo gjë do varet prej punës që do të bëjnë institucionet e Kosovës në ndërtimin e një shteti normal.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Daci beson se kjo vjeshtë do të sjell ndryshime në skenën politike, për arsye se ky koalicion sipas tij, me stilin e qeverisjen që po tregon nuk mund të funksionojë pa mbikëqyrjen ndërkombëtare.
Daci, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në të tri nivelet, për të cilat mendon se duhet të ndodhin në vitin 2013. Ai ka thënë se para se të shkohet në zgjedhje të reja duhet së pari të krijohet një ambient i shëndetshëm politik në mes subjekteve politike.
“Unë besoj se hapi i parë duhet të jetë krijimi i një mjedisi të shendosh politik dhe të rritjes së besueshmërisë në mes subjekteve politike. Ky është hapi i parë. Në qoftë se ky hap diskutohet më seriozitet dhe me më pjekuri politike, atëherë hapat tjera do të jenë shumë më të lehtë, dhe do të na çojnë në zgjedhje. Në një mënyrë subjektet kryesore politike kanë arritur një marrëveshje për zgjedhje”, ka thënë Daci.
Daci, ka thënë se do të ketë zhvillime pozitive për vendin, në këtë rast edhe për veriun dhe dialogun politik me Beogradin, vetëm nëse do të ulën një tavolinë të përbashkët për të pirë kafe Thaçi- Mustafa dhe Haradinaj.kohaislame