0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

New York, protestë në mbështetje të Gazës

Më të lexuarat

NEW YORK (AA) – Një turmë mbështetësish të Palestinës në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë protestuar kundër qeverisë izraelite për shkak të bllokadës në Rripin e Gazës dhe dhunën ushtruar së fundmi në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta u organizua në Washington Square Park, një hapësirat më të rëndësishme të New Yorkut, nga një grup amerikanësh muslimanë mbështetës të Palestinës, të cilët u përkrahën edhe nga hebrenj ortodoksë dhe amerikanë të tjerë.

Grupi protestoi edhe kundër një grupi izraelit që festonte në parkun e njëjtë në kuadër të ditës së pavarësisë së Izraelit.

Protestuesit kërkuan heqjen e menjëhershme të bllokadës izraelite në Gaza, duke përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë demonstratave të fundit paqësore në Gaza.

Grupi më pas u shpërnda pa shkaktuar incidente.

Të paktën 46 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite që nga 30 marsi, kur palestinezët filluan të tubohen përgjatë kufirit lindor të Rripit të Gazës me Izraelin nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” me rastin e “Ditës së Tokës”, 42-vjetorit të pushtimit të një pjese të madhe të territoreve palestineze nga ana e Izraelit më 30 mars të vitit 1976.

Tubimet janë pjesë e një demonstrate gjashtë-javore që do të kulmojë më 15 maj. Kjo ditë do të shënojë 70 vjetorin e krijimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si “Nakba” ose “Katastrofa”.

Demonstruesit kërkojnë që refugjatëve palestinezë t’u jepet “e drejta e kthimit” në qytetet dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit