1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

New York: Mijëra njerëz nderojnë studentët muslimanë të vrarë në Karolinën e Veriut

Më të lexuarat

“U bëjmë thirrje të gjithë mediave dhe zyrtarëve të përzgjedhur t’i kushtojnë vëmendje të njëjtë të gjitha viktimave të sulmit, pavarësisht nga feja e tyre, raca apo kombi”, ka thënë Tasca.

Në New York janë ndezur qirinj për nder të tre studentëve muslimanë të vrarë dy ditë më parë në një sulm të armatosur në Karolinën e Veriut, raporton (AA).

Nderimi i studentëve është mbajtur në Sheshin Union në Manhattan, ndërsa morën pjesë edhe përfaqësues të shumtë të shoqatave muslimane në SHBA. Në emër të organizatorëve të ceremonisë, ka folur kryetarja e organizatës Rrjeti i Shoqatave Muslimane, Christina Tasca, e cila theksoi se sot është e nevojshme lufta kundër urrejtjes dhe jotolerancës në shoqëri. 

“U bëjmë thirrje të gjithë mediave dhe zyrtarëve të përzgjedhur t’i kushtojnë vëmendje të njëjtë të gjitha viktimave të sulmit, pavarësisht nga feja e tyre, raca apo kombi”, ka thënë Tasca. 

Nëpërmjet rrjeteve sociale në internet ka nisur fushata “Muslim Lives Matter” si reagim ndaj mosinteresimit të mediave amerikanë për vrasjen e studentëve muslimanë. 

Shefi i Këshillit për Marrëdhënie Ndëshoqërore në New York, Marco Carrion, ka thënë se jeta e çdo njëri është e vlefshme dhe dënoi ashpër vrasjen brutale të studentëve në Karolinën e Veriut. 

Në vendin Chapel Hill të martën në shtëpinë e tyre janë vrarë studenti i stomatologjisë Deah Barakat (23 vjeç), bashkëshortja e tij Yusor Mohammed Ebu Salha (21 vjeçe) dhe kunata Razan Mohammed (19 vjeçe). Ata i vrau 46 vjeçari Craig Stephen Hicks i cili pasi u dorëzua në polici deklaroi se ka vrarë Bakarat së bashku me bashkëshorten dhe kunatën e tij. Ai deklaron vetën si ateist. Policia pretendon se vrasja pasoi pas një mosmarrëveshje në lidhje me vendin e parkimit.

Gjithashtu në kampusin e Universitetit në Karolinën e Veriut është mbajtur tubimi përkujtimor për nderë të studentëve të vrarë.  Në këtë tubim morën pjesë mbi një mijë student. “Jetët e muslimanëve janë të rëndësishme”, “Stop islamofobisë”, “Respekt për muslimanët”, janë disa nga parullat e studentëve. 

Në rrugën Summerwalk Cirkle mbizotëron heshtja dhe trishtimi, ndërsa para shtëpisë së viktimave miqtë dhe qytetarë të tjerë kanë lënë kurora të shumta lulesh. Fqinjët rrallë dalin në rrugë, ndërsa ngjarjet përcillen nga disa ekipe të mediave. Trupat e të vrarëve do të varrosëm sot pas faljes së namazit të xhenazes në mesxhidin Raleigh. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit