JERUSALEM (AA) – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Natanyahu, i cili vizitoi vendbanimin e “paligjshëm” hebrenj Ma’ale Adumim, në afërsi të Jerusalemit Lindor nën pushtim, premtoi ndërtimin e mijëra shtëpive të reja për kolonët hebrenj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit “Kanal 7” në Izrael, Netanyahu ka thënë se “Do të shtojmë mijëra shtëpi (në vendbanimin ilegal hebrej Ma’ale Adumim). Ma’ale Adumim është pjesë e shtetit të Izraelit dhe do të vazhdojë të mbetet ashtu”.
Ma’ale Adumim është një nga vendbanimet më të mëdha hebreje në Palestinë, e cila ndodhet nën pushtim. Ky vendbanim ndodhet menjëherë prapa Murit të Ndarjes të ndërtuar nga Izraeli, i cili ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor.
Vazhdon pushtimi dhe bllokada
Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor që nga viti 1967 e deri më tani po mbahen nën pushtimin izraelit. Izraeli i cili me murin e ndërtuar po i ndan këto dy vende nga njëra tjetra, ndalon kalimin e palestinezëve nga Bregu Perëndimor në Jerusalemin Lindor.
Në Jerusalemin Lindor ndodhen 200 mijë, kurse në Bregun Perëndimor më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj. Sipas të drejtës ndërkombëtare të gjitha vendbanimet hebreje në këto rajone trajtohen si “ilegale”.
Izraeli që nga viti 2006 e deri më tani po mban nën rrethim Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.