Mbështetja e një shumice të qartë nga e djathta mes 120 deputetëve të Parlamentit të ri ka bërë që Benjamin Netanyahu të sigurojë formimin e qeverisë së ardhshme izraelite.
”Të paktën 67 parlamentarë nga 120 mbështetën kryeministrin në ikje, Benjamin Netanyahu pranë presidentit, Reuven Rivlin, me qëllim që ky i fundit ta ngarkojë për formimin e qeverisë së re”, theksoi zëdhënësi i presidencës, Jason Pearlman.
”Presidenti do të ftojë të mërkurën në mbrëmje Netanyahun, në postin e kryeministrit që prej vitit 2009, për ta ngarkuar zyrtarisht për formimin e qeverisë”, theksoi Pearlman.
Netanyahu mori mbështetjen e deputetëve të partisë së tij të djathtë (Likud), dy partive nacionaliste (Vatra hebreje, Izrael Beiteinu), dy formacioneve ultra-ortodokse (Shass dhe Lista e Bashkuar e Torah) dhe partisë së qendrës së djathtë Kulanu./trt/kohaislame