1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Netanyahu: Marrëveshja me Iranin hapë rrugë për armë bërthamore

Më të lexuarat

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi se një marrëveshje në Lozanë i hap rrugën Iranit për prodhimin e bombës bërthamore
 
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi se një marrëveshje në Lozanë i hap rrugën Iranit për prodhimin e bombës bërthamore dhe që vendi i tij do të bëjë gjithçka për të mbrojtur sigurinë.
“Kërcënimi më i madh për sigurinë dhe të ardhmen tonë është dhe do të jetë përpjekja e Iranit për të prodhuar armë bërthamore. Marrëveshja që po bëhet në Lozanë i hap rrugën drejt këtij objektivi”, tha Netanyahu para parlamentit.

“Izraeli nuk do të rrijë duarkryq. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur sigurinë dhe të ardhmen tonë. Po shtoj se këto që po them këtu, i ndajnë shumë vende në zonën tonë. Ata e kuptojnë kërcënimin iranian”, këmbënguli ai.

”Në marrëveshjen në zhvillim e sipër, koha e nevojshme për Iranin për të kërkuar materialin e nevojshëm për të prodhuar bombën atomike nuk llogaritet më me vite, ashtu siç e thamë dhe në fillim. Mendojmë se e kanë reduktuar deri në një vit, ndoshta dhe më pak se kaq”, tha ai.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit