1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Netanyahu ftoi Amerikën në luftë të përbashkët kundër Iranit

Më të lexuarat

Netanyahu tha sot në Washington se marrëveshja e arritur në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit “hap rrugën Iranit që të prodhoj bombë bërthamore”
 
 
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot në Washington se marrëveshja e arritur në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit “hap rrugën Iranit që të prodhoj bombë bërthamore,” transmetojn Anadolu Agency (AA).
 
“Më shumë se një vit na thuan se është më mirë të ketë marrëveshje të keqe se sa të mos ket fare. Kjo është marrëveshje shumë e keqe, më mirë është pa të”, tha kryeministri izraelit në fjalimin e tij para përfaqësuesëve të dy dhomave të Kongresit amerikan, ditën e dytë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Ai përkujtoi se ende nuk janë publikuar rezultatet e negociatave dhe marrëveshja e arritur në mes Teheranit dhe grupit P5+1, lidhur me programin bërthamor të Iranit.
 
“Por ajo që është rënë dakord, e cila mund të realizohet, nuk bllokon rrugën e Iranit drejt prodhimit të bombave bërthamore, por e hap këtë rrugë,” tha ai, duke shtuar se “regjimi iranian përbën një kërcënim serioz jo vetëm për Izraelin, por edhe paqen në të gjithë botën”. 
 
Netanyahu i bëri thirrje SHBA-së për të mbështetur Izraelin në luftën kundër Iranit, i cili nuk respekton paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me zhvillimin e programit të tij bërthamor./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit