6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Netanyahu: Do të vazhdojnë sulmet ndaj Gazës

Më të lexuarat

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se do të vazhdojnë sulmet të cilat ushtria izraelite i filloi dje në Rripin e Gazës nën pushtim.

Në një deklaratë para takimit të kabinetit Netanyahu ka bërë një vlerësim në lidhje me tensionet që ndodhën në Gaza.

“Grupet palestineze do të paguajnë një kosto të rëndë”, pretendon Netanyahu i cili për shkak të rritjes së tensioneve ka akuzuar Hamasin dhe Xhihadin Islamik.

Pasi ka bërë të ditur se ka dhënë udhëzim për përforcimin e forcave izraelite në rajonet pranë kufirit me Gazën, Netanyahu tha: “Urdhërova ushtrinë izraelite për të vazhduar sulmet e saj gjithëpërfshirëse kundër grupeve në Rripin e Gazës”.

Ushtria izraelite që nga dje po godet Rripin e Gazës duke treguar si arsyetim raketat e hedhura nga Gaza. Sipas një deklarate të bërë nga ushtria, që nga dje në mëngjes në Gaza janë goditur më shumë se 220 objektiva të Xhihadit Islamik dhe Brigadave Izzeddin al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.

Në deklaratë thuhet se edhe grupet palestineze nga Gaza kanë hedhur që nga mëngjesi i ditës së djeshme drejt Izraelit më shumë se 430 raketa ku një pjesë e madhe tyre janë neutralizuar nga sistemi i mbrojtes ajrore “Kubeja e hekurt” e Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se si pasojë e sulmeve izraelite kanë rënë dëshmorë 7 palestinezë, përfshirë një vajzë 14 muajshe dhe një nënë shtatzënë ndërsa janë plagosur 63 persona të tjerë.

Për shkak të raketave të hedhura ka humbur jetën një izraelit dhe janë plagosur dy të tjerë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit