1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Netanyahu do të merret në pyetje rreth akuzave për korrupsion

Më të lexuarat

Netanyahu do të duhet të përgjigjet në dyshimet se ka favorizuar kompaninë izraelite të telekomunikacionit Bezeq Telecom, në kthim të mbulimit pozitiv të tij në ueb faqen e kompanisë ku transmeton lajme

 

KUDS (AA) – Policia izraelite do të marrë të premten në pyetje kryeminsitrin e vendit Benjamin Netanyahu, lidhur me akuzat për korrupsion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanali televiziv izraelit, “Channel Tëo”, thotë se hetuesit do të marrin në pyetje Netanyahun i cili do të duhet të përgjigjet në dyshimet se ka favorizuar kompaninë izraelite të telekomunikacionit Bezeq Telecom, në kthim të mbulimit pozitiv të tij në ueb faqen e kompanisë ku transmeton lajme.

Seanca e së premtes do të jetë e fundit lidhur me rastin në fjalë, thotë kanali i lartpërmendur.

Hetuesit e policisë, do të duhet të sigurohen se kanë mbledhur prova të mjaftueshme për të ngriitur një padi kundër Netanjahut për ryshfet, thuhet më tej.

Kryeministri Netanjahu, ka qenë objekt i disa hetimeve për vepra penale të korrupsionit.

Ai vazhdimisht mohonte abuzimet me pçushtetin, ndonëse në shkurt të këtij viti policia rekomandoi se ka prova të mjaftueshme kundër tij në dy raste të ndara ku akuzohej për ryshfet.

Lënda e parë përfshin producentin filmik izraelit, Arnon Milchan, nga i cili janë kërkuar gjësende luksoze për Netanyahun dhe bashkëshorten e tij.

Edhe lënda e dytë ka të bëjë me përfshirje pozitive mediatike ku përfshihet publicisti Arnon Mozes në të përditshmen Yedioth Ahronoth.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit