-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Netanyahu dhe Ahmadinexhat dy aktorët e tragjedisë së ardhshme të popujve të Lindjes së Afërt

Më të lexuarat

Se Asambleja e fundit të Kombeve të Bashkuara do të shndërrohej në një skenë defilimi të BenjaminNatanyahut dhe të rivalit të tij Mahmoud Ahmadinedjat ishte mëse e pritur. Zatën më e pritshme ishte tirada e Ahmadinnedjat-it sesa aktrimi perfekt i Netanyahu-t. Këtë herë Ahmadinedjat-it pahtin në aktrim ia mori beniamini i tij shpirtëror Netanyahu, i cili, me një skicë që paraqiste bombën e dorës me fitil të ndezur, tregoi se deri ku mbërrin durimi i Izraelit përkatësisht tregoi se kur forca nukleare jashtë kontrollit botëror, Izraeli, do të sulmojë forcën pjesërisht të kontrolluar përkatësisht me tendenca të daljes jashtë kontrollit – Iranin. Netanyahu, duke aktruar siç aktroi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, deshi të marrë dritën e gjelbër për ta ndezur dritën e kuqe. Netanyahu, duk e mbajtur në dorë skicën e bombës shpërthyese, shpërtheu erupcionet e përkrahjes së radikalëve izraelitë, në njërën anë, dhe të radikalëve amerikanë, në anën tjetër. Përmes këtij aktrimi Natanyahu bëri një hap të madh para në rizgjedhjen e tij dhe i dha një grusht përpjekjeve të Obama-s për t’u rizgjedhur e një impuls fitores së mundshme republikanëve në SHBA.

Edhe pse rreziku i i armatmit bërthamor të Iranit është evident, armatimi bërthamor i Izraelit bëhet edhe më i rrezikshëm seç është, sepse, duke qenë një armatim i gatshëm, shndërrohet nga një armatim pasiv e kërcënues, në armatim me mundësi potenciale aktivizimi. Duke qenë program jashtë kontrollit botëror të armatimeve bërthamore, armatimi bërthamor i Izraelit është rrezik potencial për paqen jo vetëm të Lindjes së Afërt, por edhe për paqen globale. Duke pasur antisemitizmin si preteks ndaj çdo kritike dhe kontrolli, shteti izraelit po cenon ashpër lirinë dhe sigurinë e popujve fqinjë, po sillet si një xhandar brutal, sepse ja në Iran paska një kaposh që çdo ditë iu kërcëuaka se do ta rrafshojë përdhé.

Dy aktorët e Lindjes së Afërt po luajnë tragjedi të rrezikshme jo vetëm për popujt e tyre e sidomos për popullin iranian, por edhe për harmoninë e besimeve dhe të qytetërimeve përgjithësisht. Të gjithë po tregojnë me të drejtë me gisht kah Ahmadinedjat, por askush nuk po bën me gisht andej edhe kah do të duhej zgjatur gishti – kah Netanjahu dhe Izraeli, përveç nobelistit gjerman të letërsisë Günter Grass. I indinjuar nga armatimi pa kontroll dhe pa vërejtje i Izraelit, i indinjuar se vendi i tij Gjermania do të dërgojë një nëdetëse të perfeksionuar që do të ishte në gjendje ta zhdukë bërthamën e armëve bërthamore të Iranit e ndoshta edhe vetë popullin iranian, nobelisti i letërsisë Günter Grass, duke mos dashur që Gjermania të jetë sërish pjesë e krimit, doli me thirrje zërit të arsyes në poezinë e tij “Çka duhet të thuhet”, zatën pa ndonjë vlerë të lartë artistike, por me një vlerë jashtëzakonisht të lartë morale.

Këtë herë teatri u luajt në skenën e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe u twitua për një kohë të shkurtë jo më pak se 17’700 herë, por tragjedia do të luhet mbi kurrizin e popujve të Lindje së Afërt bile edhe të popujve të tjerë, atëherë kur, nëse mbijetojmë, sdo të jemi më shumë se fusnota të mbijetuarish në mos fosile mbijetese.

Günter Grass-i do të thoshte:
“Pse hesht, hesht shumë gjatë
atë që është e përbotshme dhe
në planet e lojës ushtrohet,
në fundin e së cilës si të mbijetuar
gjithsesi fusnota do të ishim.”/tung

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit