Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanayhu ka arritur marrëveshjen për të formuar qeverinë e re, disa orë para se t’i skadojë afati.
Zyra e Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin njoftoi se sonte Netanyahu i ka telefonuar dhe e ka informuar se ka arritur marrëveshje për qeverinë e re izraelite, përcjell kp. Një zyrtar në zyrën e Kryeministrit po ashtu ka konfirmuar për marrëveshjen e arritur.
Marrëveshja erdhi pas bisedimeve maratonike me partinë e ashpër “Shtëpia hebreje”.kohaislame