-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nesër vazhdon seanca gjyqësore ndaj Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve tjerë

Më të lexuarat

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nesër do të vazhdojë gjykimi i Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve tjerë, të cilët akuzohen për krime të rënda të kryera në Mitrovicë në vitet 1999 dhe 2000.
Gjyqi ndaj pesë serbëve do të vazhdojë me dëshmitarët që do të flasin për krimet e prillit 1999.
 
Pas deklaratave të 18 dëshmitarëve të Prokurorisë në lidhje me ngjarjet e vitit 1999, do të dëshmojnë 40 të tjerë për krimet e vitit 2000, raporton Tanjug duke cituar burimet nga EULEX-it, transmeton Telegrafi.
 
Ivanoviq akuzohet se në Kosovë ka kryer krime të luftës kundër popullatës civile në vitin 1999, ndërsa rrezikon prej pesë vite burg deri në burgim të përjetshëm.
 
Katër serbët tjerë – Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq – kërcënojnë shumë vite burg nëse gjykata merr vendimin për akuzat për vrasje dhe tentimvrasje. /Telegrafi/
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit