-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nesër, sërish protestë kundër “hajnisë së KEK-ut”

Më të lexuarat

Konsumatorët e pakënaqur me fryrjen e faturave nga KEK do të protestojnë sërish.

Ata do të mblidhen nesër, më 25 shkurt, meqë sipas organizatorëve janë të irrituar me mosreagimin institucional ndaj hajnive të dukshme në faturimin e energjisë elektrike në muajin janar.

Protesta pritet të mbahet në vendin e njëjtë, para ndërtesës qendrore të kësaj korporate, duke filluar nga ora 12:00.
Thirrja për protestë është bërë përmes rrjetit social Facebook. E, organizatorët e protestës e quajnë veten “konsumatorët e organizuar të Korporatës Energjetike të Kosovës”.

Në thirrjen për protestë thuhet se deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi asnjë zyrtar i KEK-ut për keqtrajtim të konsumatorëve. Gjithashtu, ata e kanë arsyetuar protestën me mungesën e ndëshkimeve siç thonë ata “për këtë tentim hajnie të kapur në flagrance”.

”Me shpërfilljen institucionale për rishikimin e politikave tarifore të energjisë elektrike që rezultuan me faturat më të shtrenjta në rajon për konsumatorët kosovarë… Me shpërfilljen e premtimit të dhënë publikisht nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, drejtori i KEK-ut dhe ZRRE-ja, që konsumatorët nuk do të penalizohen bazuar në faturat të janarit… Me aksionin e fundit të KEK-ut për shkyçjen e konsumatorëve të shumtë”, përmenden disa arsye për organizim të protestës.

Me anë të këtyre protestave ata do të kërkojnë hetime dhe dorëheqjen e të gjithë përgjegjësve të KEK-ut.

“Hetimi, konstatimi dhe përmirësimi i të gjitha faturave të muajit janar, të lëshuara nga Korporata Elektroenergjetike e Kosovës. Dorëheqjen e gjithë zinxhirit menaxherial, që me pjesëmarrje aktive ose me neglizhence i ka kontribuar kësaj tentative për hajni. Fillimin e hetimeve nga prokuroria për të gjithë personat që aktivisht i kanë kontribuar këtij skandali”, kanë qenë disa nga kërkesat e protestueseve.

Ata, po ashtu do të kërkojnë rishqyrtimin e politikave tarifore të ZRRE-së dhe KEK-ut, që do të rezultojnë me fatura të energjisë elektrike që janë konform standardit të qytetarëve të Kosovës.

“Ngrirja e faturave të janarit dhe stopimin e aksionit të shkyçjeve bazuar në këto fatura deri në adresimin e plotë të shqetësimeve tona”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media, nga grupi i organizatorëve të protestave.

Konsumatorët i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës që të mos asistojnë KEK-un në fushatën e shkyçjeve.

“Duke qenë të bindur se aksioni i shkyçjeve paraqet këmbëngulje të Korporatës për ta çuar përpara hajninë e filluar dhe duke qenë të bindur në drejtësinë e kërkesave tona, ne u bëjmë thirrje qytetarëve që deri në përmbushjen e këtyre kërkesave në mënyrë të organizuar, por të padhunshme të pengojnë shkyçjen e konsumatorëve të KEK-ut përmes protestave të hënën”, thuhet në thirrjen për protestë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit