-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Nesër fillon raundi i radhës për necgociatat mbi programin bërthamor të Iranit

Më të lexuarat

Bisedimet të cilat parashikohen të përfundojnë deri më 31 mars do të mbahen me kryesimin e Kerryt dhe Zarif.
 
 Bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit të cilat po zhvillohen mes Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm të Iranit, Xhevat Zarif do të rinisin nesër me raundin e radhës, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Bisedimet të cilat parashikohen të përfundojnë deri më 31 mars do të mbahen me kryesimin e Kerryt dhe Zarif. Këto bisedime mbahen mes Iranit dhe vendeve 5+1, pesë anëtareve të përhershëm të OKB-së, të cilat janë: SHBA-ja, Rusia, Franca, Kina dhe Anglia dhe Gjeermanisë. Në bisedime pritet të arrihet në një mendim të përbashkët mbi një kornizë të një marrëveshjeje përfundimtare. Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Rusisë pritet të të marrë pjesë në këto bisedimë më 27 mars.
 
Për shkak se fundi i marsit është edhe koha e fundit e arritjes së një marrëveshjeje paraprake midis palëve, kohët e fundit janë shtuar takimet mbi këtë çështje.  Gjatë gjithë javës së shkuar Irani dhe SHBA-ja biseduan rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje paraprake dhe kornizës së saj.
 
Kerry në një konferencë për shtyp përpara se të ndahej nga Lozana tha se akoma nuk kemi arritur në një kornizë përkatëse, por nuk ka dyshim sipas tij për një shans për të përmbushur këtë kornizë.
 
Në lidhje me programin bërthamorë të Iranit mes dy palëve biseduese nuk ishte munDur të arrihej në një zgjidhje përfundimtare dhe për këtë arsye data përfundimtare e bisedimeve ishte shtyrë deri më 31 mars të këtij viti./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit