Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ka caktuar datën 3 gusht për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit. Këtë ditë, grupi më i madh parlamentar ka autorizimin për të propozuar kandidati për kryetar të Kuvendit.
Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka, në një prononcim për Indeksonline ka treguar se si duhet të shkojë procesi gjatë kësaj dite sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
“Kandidati për kryetar të Kuvendit do të zgjidhet nëse merr shumicën absolute, që do të thotë së paku 61 vota. Pastaj do të zgjidheshin edhe pesë nënkryetarët dhe me këtë do të konstituohej njësia e Kuvendit dhe Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai. “Por, në rast se kryeparlamentari dështon të zgjidhet me të parën herë, Smaka thotë se grupi më i madh parlamentar ka të drejt që edhe dy herë të tjera të propozojë kandidatin e vet. Në rast se dështon dhe në të tretën herë, sipas tij, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje”.