0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nëse duhet të trokitni …‎

Më të lexuarat

“Ju bëni disa veprime të cilat janë në sytë tuaj më të holla se qimja e flokut, kurse ne, në ‎kohën e Pejgamberit (savs), i konsideronim ndër mëkatet e mëdha.”‎
Këto janë fjalët e sahabiut Enes ibn Malikut (r.a.).‎

Njeriu mund të kryejë ndonjë mëkat të vogël, por për shkak të neglizhencës, përbuzjes, ‎nënvlerësimit dhe mungesës së turpit nga Allahu i Plotfuqishëm, mëkati i tillë bëhet mëkat i ‎madh, jo domosdoshmërisht për shkak të vetë mëkatit, por për shkak të mentalitetit të ‎pavetëdijes i cili ka ardhur me të.‎

‎”Ky është vetëm një mëkat i vogël”, pohon ai.‎

‎”Të tjerët veprojnë shumë më keq”, insiston ajo.‎

Përgjigjja jonë le të jetë:
“Mos shiko në vogëlsinë e mëkatit që bën, por shiko madhësinë e ‎atij ndaj të cilit mëkatin e bën!”‎
‎/‎لا تنظر إلى صغر الذنب ولكن انظر إلى عظمة من عصيت‎/‎

Pejgamberi (savs), ka thënë:
“Oj Aishe, ruaju nga nënvlerësimi i mëkateve (të vogla), sepse ‎edhe për to duhet dhënë llogari para Allahut.”‎
‎/‎يَا عَائِشَةُ، إِيَّاكِ وَمُحَقِّرَاتِ الذُّنُوبِ، فَإِنَّ لَهَا مِنَ اللهِ عَزَّ وَجَلَّ طَالِبًا‎/‎

Pa marrë parasysh se çfarë është dobësia juaj, ju lutem, kujdesuni të mos lejoni që zemra juaj ‎të pajtohet me të.‎

Ai i cili troket në derën e mëkatit duke qenë i kënaqur, ndryshon shumë, nga ai i cili troket, por ‎për të faji e bren dhe zemra i dhemb.‎

Ky i dyti është aq afër mëshirës së Allahut.‎

‎( Ali Hammuda; IslamBosna.ba )‎

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit