-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

“Nëse djali im është terrorist, do e vras me duart e mia”

Më të lexuarat

“Unë kam një djalë të mirë dhe për këtë vë duart në zjarr. Nëse ai është një terrorist atëherë unë e vras me duart e mia”.

Kështu thotë Idajet Elezi, babai i Elvis Elezit, i arrestuar gjatë ditës së sotme në Torino si një nga personat që rekrutonte xhihadistë për ti dërguar më pas tek terroristët e ISIS.

I arrestuari jetonte me babain dhe nënën e tij Liliana, në një apartament të vogël në Torino.

“Ne jemi myslimanë – thotë Liliana – por unë kërkoj ndihmë nga Caritasi sepse burri im është i papunë prej muaj. Italisë nuk kemi çti themi më shumë se sa faleminderit”.

Bashkë me ta është arrestuar edhe një 20-vjeçar italian me origjinë nga Maroku dhe që jetonte po në Torino.

“Akuzat e ngritura ndaj tim biri janë absurde – thotë Idajeti, i cili shton se – nuk ka parrë kurrë ndonjë gjë të çuditshme, apo që të rrinte shumë në kompjuter.

Jam i sigurtë që ai nuk ka të bëjë fare me këtë histori, e as ne. Ne jemi një familje e varfër por e ndershme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit