-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Nëse bllokohen negociatat me BE-në, atëherë mund ta pyesim popullin”

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu tha se pas përfundimit të negociateve me Bashkimin Evropian (BE) do të pyetet populli.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu tha se pas përfundimit të negociateve me Bashkimin Evropian (BE) do të pyetet populli, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne fuqinë e marrim nga populli ynë. Kjo vlen edhe në kohën kur ka bllokim. Nëse tani bllokohet procesi i negociatave, atë që dëshiron të thotë edhe presidenti Erdogan, lirshëm mund ta pyesim popullin se si do të vazhdojmë tani e tutje”, tha Çavushoglu.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maltës George Vella dhe atij mes delegacioneve, Çavushoglu vlerësoi gjendjen e fundit në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe kritikat që presidenti Recep Tayyip Erdogan ia drejtoi BE-së.

Ai shtoi se Turqia deri më sot ka qenë konsekuente me qëndrimin e saj konstruktiv për realizimin e liberalizimit të vizave dhe riatdhesimit porse si pasojë e reflektimit të islamofobisë dhe antipatisë ndaj Turqisë në Evropë, politikanët aty kanë dhënë deklarata negative. Sipas tij, qasja e tillë e politikanëve është shumë shqetësuese për të ardhmen e Evropës.

Çavushoglu me theks të veçantë tha se nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë një shtet i cili ka plotësuar 67 ose 69 kritere. Ai përmendi se të adresuarve ua ka bërë me dije se cilat hapa mund t’i hedhë Turqia e cilat jo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit