1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nëse arrihet marrëveshja, Serbia ndryshon Kushtetutën

Më të lexuarat

Kryeministri serb, Ivica Dacic ka paralajmëruar mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë në qoftë se arrihet marrëveshje me Kosovën.

Dacic ka thënë se çdo iniciativë apo propozim në drejtim të ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë dihet të jetë pjesë e pakos serioze politike dhe të një shqyrtimi të hollësishëm, “sepse për këtë çështje të rëndësishme nevojitet një konsensus i gjerë nacional”, tranmeton Novosti.
As ministri i Drejtësisë në qeverinë serbe, Nikola Selakovic nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve të Kushtetutës.
Edhe analistë dhe politikanë të tjerë në Serbi vlerësojnë se Kushtetuta e vendit të tyre mund të ndryshojë, duke e arsyetuar këtë me plotësime e ndryshim të ndryshme juridike si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, por asnjëri nuk e thotë se kjo do të duhej të ndodhë për shkak se Kushtetuta e Serbisë akoma e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit