1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nepali mbyll shkollat shkaku i ajrit të ndotur

Më të lexuarat

Qeveria e Nepalit ka urdhëruar mbylljen e shkollave për shkak të ndotjes atmosferike, gjë që nuk ka ndodhur në atë vend që është i njohur për Himalajet.

Kryeqyteti Kathmandu aktualisht është ndër qytetet më të ndotura në botë pasi vlera e indeksit të cilësisë së ajrit ishte më e lartë se 300 në fund të javës së kaluar, e cila është një nivel i lartë i ndotjes.

“Është vendosur të mbyllen shkollat deri të premten. Sipas njohurive tona, kjo është hera e parë që shkollat janë mbyllur për shkak të ndotjes”, tha Deepak Sharma, një zëdhënës i ministrisë së arsimit, raporton katmandupost.

Qeveria gjithashtu u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të përmbahen nga puna e ndërtimit dhe djegia e mbeturinave. Ekspertët ia atribuojnë ndotjen zjarreve në pyje që janë aktive në disa pjesë të vendit dhe kushteve të motit.

Dukshmëria e dobët për shkak të ndotjes prishi orarin e fluturimeve në aeroportin e Kathmandu, duke shkaktuar vonesa disa orëshe. Të premten, aeroporti u mbyll sepse dukshmëria ishte nën 1,000 metra, por u hap në të njëjtën ditë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit