0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Nepal, numri i viktimave të tërmetit arrin rreth 3.600

Më të lexuarat

Numri i të vdekurve, konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Nepalit, është në rritje, pasi shërbimet emergjente dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kërkojnë nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruar nga tërmeti
 
Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Nepalin të shtunën është rritur në 3.585 persona, ndërsa mbi 6.500 janë plagosur, kanë bërë të ditur autoritetet zyrtarët e Nepalit, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Numri i të vdekurve, konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Nepalit, është në rritje, pasi shërbimet emergjente dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kërkojnë nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin.
 
“Operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim. Kemi nevojë për strehim të mijëra njerëzve që kanë humbur shtëpitë e tyre”, tha zyrtari i policisë së Nepalit, Ramesheor Dangal.
 
Në anën tjetër ministri i Brendshëm i Nepalit, Bam Dev Guatam e quajti tërmetin “fatkeqësi kombëtare”, duke shtuar se shumë njerëz ndodhen nën rrënojat dhe se nuk dihet akoma numri total i viktimave.
 
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7,8 i shkallës rihter ishte 80 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të vendit, Katmandu, ku 1.270 persona humbën jetën, dhe në rajonin qendror ku numri i viktimave ishte 2.032.
 
Nepalin e rrënuar të dielën e ka goditur edhe një tjetër tërmet me magnitudë 6,7 i shkallës rihter i regjistruar 65 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit.
 
Ndërkohë në Indi ku gjithashtu ka patur dridhje të tokës kanë humbur jetën 62 persona, ndërsa në Tibet të Kinës 20, raportojnë media lokale.
 
Ky tërmet ka dëmtuar edhe rrjetin e telekomunikacionit në vend, ndërsa shumë shtete janë solidarizuar me Nepalin duke dërguar ndihma humanitare dhe ekipet e ndihmës emergjente.   
 
Nepal është goditur nga një tërmet në vitin 1934 me magnitudë 7,8 dhe në këtë fatkeqësi gjetën vdekjen mbi dhjetë mijë persona.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit