1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nepal, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në 67

Më të lexuarat

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Nepal është rritur në 67, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë, Ramesh Thapa, bëri të ditur se të paktën 43 të tjerë janë plagosur dhe 30 janë zhdukur, pasi shirat mosun gjatë tre ditëve të fundit shkaktuan rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në rajonet qendrore dhe lindore të vendit, duke shkaktuar përmbytje, vdekje dhe rrënime.

Përderisa qytetet në fushat jugore të vendit janë përmbytur nga ujërat, rajonet kodrinore kanë pësuar rrëshqitje të tokës duke bllokuar austradat dhe duke rrënuar shtëpitë.

Thapa theksoi se fshati Janak Nandini në rrethin Dhanusa në jug të Nepalit ishte përmbytur nga ujërat e lumit Kamal.

“Tani po përqendrohemi në rimëkëmbjen, por ne po luftojmë për të lehtësuar materialet e shpëtimit pasi përmbytje ka kudo”, tha Thapa.

Sot, autoritetet po përgatiteshin të hapin dyert e digës hidroelektrike Kulekhani në Nepalin qendror, nivelet e ujit të të cilit u ngritën në nivel të rrezikshëm.

Thapa tha se njerëzve pranë digës dhe në drejtim të rrymës u është kërkuar të lëvizin në vend të sigurt.

Qindra njerëz në Nepal vdesin çdo vit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës gjatë sezonit të shirave mosun, i cili ndodh mes muajve qershor dhe shtator.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit