3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Neonazistët grekë kërcënojnë emigrantët

Më të lexuarat

Në një takim zgjedhor të partisë, kandidati për deputet i partisë greke

Agimi i Artë, Ilia Panajotaros, njoftoi qasjen e kësaj partie për trajtim më të mirë të grekëve në spitale dhe jo si të barabartë me emigrantët.

“Nëse Agimi i Artë hyn në parlament, do të bëjë bastisje në spitale dhe kopshte dhe do të hedhë në rrugë emigrantët e paligjshëm dhe fëmijët e tyre, që qëndrojnë në një vend me grekët dhe trajtohen si ata”, tha kandidati nën duartrokitjet e simpatizantëve, rreth 440 000 prej të cilëve, në zgjedhjet e 6 majit, i bënë neonazistët një forcë parlamentare, raporton BW.

Duke iu referuar ngjarjes së rëndë që ndodhi para disa ditësh në Peania, ku një student grek i veterinarisë, qëlloi një shqiptar 43 vjeç, i cili hyri në shtëpinë e tij për të grabitur, Panajotaros e vlerësoi 24 vjeçarin grek që “mori ligjin në duart e veta”. “U shenjtëroftë dora e tij”, tha përfaqësuesi i Agimit të Artë, ndërkohë që vetë studenti ka shprehur keqardhjen dhe pendesën e tij për këtë akt, që, siç është shprehur publikisht, “do t’i rëndojë tërë jetën në ndërgjegje”.

Panajotaros, që me gjasë do të jetë deputet pas zgjedhjeve të së dielës, gjithashtu kërcënoi se “nëse dikush në parlament, ngre një debat mbi çështjen e emrit të Maqedonisë, po e njoftoj të shohë videon e ANT1 dhe nëse nuk e kupton, ia shpjegojmë ne…”

“Kemi parë gjithë këto kohë zonjën Kaneli në panelet televizive të bëjë atë që i pëlqen, të shajë, të pijë duhan. Por doli dikush që bëri atë që duhet të bënte”, tha përfaqësuesi i Agimit të Artë, duke komentuar skenën e dhunës që ndodhi para disa ditësh në studion televizive të ANT1, ku 2 femra politikane u sulmuan fizikisht nga zëdhënësi i partisë Agimi i Artë, Ilia Kasidiaris./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit